Shkruan: Afrim Kasolli
Viti 2025 lirisht mund të quhet vit i zgjedhjeve të shumëfishta në Kosovë. Ai filloi me fushatën elektorale per zgjedhjet e rregullta parlamentare me 9 shkurt, si dhe përfundoi me ato të jashtëzakonshme me 28 dhjetor. Kurse ndërmjet këtyre eventeve u mbajtën ato lokale me 10 tetor si dhe balotazhi nje muaj pas raundit të parë të zgjedhjeve
Përpos, që ishte një vit i humbur politik për vendin, ai ishte edhe i paprecedent. Per herë të parë në historinë parlamentare, partitë politike dështuan t’i japin vendit institucione legjitime, ne përputhje me vullnetin qytetar. Mbase nje simptome e krizës se thelle politike.
Lëvizja Vetëvendosje edhe pse i kishte fituar 42 per qind të trupit elektoral nuk mund të gjente partner për bashkëqeverisje. Kurse partitë “opozitare” nuk ishin në gjendje as te bashkëpunonin me të parën, por as ndërmjet vete.
Kështu, pas një odiseade te gjatë te bllokadës politike dhe dështimit per dy herë të mandatuarave të partisë së parë, fillimisht të Albin Kurtit dhe mëpastaj të Glauk Konjufces, për t’i siguruar numrat e nevojshëm për votim të Qeverisë nuk mbet opsion tjetër, pos që edhe një here sovrani ta thotë fjalën e tij.
Dhe verdikti popullor e nxori fituese absolute Lëvizjen Vetëvendosje me mbi 50 per qind të mbështetjes se atyre që morën pjesë në zgjedhje.
Mirëpo, pa kaluar shumë kohë u pa që komisioneret e partive politike e kishin tjetërsuar vullnetin e tij duke ua shtuar votat atyre kandidateve që nuk ua kishte dhënë populli. Ky akt ka marrë përmasat e një skandali shteteror. Per te restuaruar këtë krim fondator te demokracisë, KQZ dje vendosi per rinumërim total të te gjjthe 2577 qendrave të vendvotimeve. Deri me tani janë rinumëruar 688.
Kjo zvarritije ka ngritur alarmin se vendi gjendet ne prag te një krize edhe me të madhe politike. Nese nuk finalizohet plotësisht para datës 28 shkurt, vendi do te mbetet pa buxhet. Po ashtu deri ne 5 mars duhet te votohet presidenti i ri qe të shmangen zgjedhjet e reja te jashtëzakonshme paralmanentare.
Prandaj, ekziston rreziku qe Kosova duhet te jete e detyruar t’i mbaje zgjedhjet, mirëpo nuk kush t’i organizojë ato. Ky skenar ogurezi do te shenonte fundin institucional, ligjor dhe demokratik të shtetit të Kosovës..