Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Teknologji > A është e sigurt biseda juaj në WhatsApp?

A është e sigurt biseda juaj në WhatsApp?

WhatsApp si një nga aplikacionet më të njohura të mesazheve në botë, po përpiqet vazhdimisht të përmirësojë përvojën e përdoruesit me përditësime të rregullta dhe veçori të reja.

Tani, duket se një veçori e re e dobishme është në rrugë e sipër.

Sipas mediave të huaja, aplikacioni në pronësi të Meta-s po prezanton një veçori për shfaqjen e bisedave të sigurta.

Ky funksion i ri u zbulua në përditësimin më të fundit beta të WhatsApp për Android 2.24.6.11, aktualisht i disponueshëm në Google Play Store, përcjell Telegrafi.

Qëllimi i kësaj veçorie është ta bëjë më të thjeshtë për ju identifikimin e bisedave të koduara dhe të sigurta.

Shpërndarja e këtij funksioni pritet të shtrihet në më shumë përdorues gjatë javëve të ardhshme.

Ndryshe, kriptimi luan rol vendimtar në aplikacionet moderne të mesazheve, pasi siguron dhe mbron bisedat. /Telegrafi/

Themes by WordPress