Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Arbëria > A është bota para një katastrofe për shkak të humbjeve territoriale të Rusise në Ukrainë?

A është bota para një katastrofe për shkak të humbjeve territoriale të Rusise në Ukrainë?

Shkruan: Afrim Kasolli

Që nga viti 2023 ushtria e Ukraines për herë të parë është duke fituar më shumë territor sesa duke humbur.

Shumë analistë ndërkombëtare janë duke besuar se tashmë lufta e Rusisë për gjynjezimin e Kievit ka hyrë në nje fazë të re, duke e bërë shumë të mundshëm skenarin e disfatës ushtarake ruse. Prandaj edhe Moska ka urdheruar intensifkimin e bombardimeve ajrore, me shume se kurre me parë, kunder Kievit dhe qendrave tjera urbane me qëllim qe ta terrorizoje popullsinë civile nga dëshpërimi për mungesën e sukseseve ushtarake ne vijën e frontit.

Ndërkohë, ne Rusi gjithnjë e me shumë eshte duke u shtuar pakënaqësia shoqërore me sundimin e Putinit. Spekulohet se i njëjti tashmë kohën me të madhe është duke e kaluar i strukur në bunkerë nga frika e ndonjë komploti apo atentati.

Mirëpo, sa me shumë që dobësohet ushtarakisht Rusia në terrenin e luftës, aq me e rrezikshme behet situata. Lideri rus nuk mund te pajtohet aq lehte me humbjen e Ukraines. Shndërrimin e saj ne një shtet vasal te Kremlinit ai e ka konsideruar si mision historik. Per me shumë, sipas fantazmagorive te tij as rezistenca e ukrainasve nuk është autentike, por e orekstruar nga vendet armiqësore perëndimore. Sepse duke e shkëputur ate shtet nga orbita ruse, e kanë shume me te lehte ta nënshtrojne edhe Rusine. Kjo edhe ishte arsyeja që ne fillim te luftës, apo operacionit special, sic Putini e quante invasionin brutal të para kater viteve, i kishte paralajmëruar shtetet tjera te qëndronin larg kësaj lufte, ose përndryshe njerëzimi do te ballafaqohet me një katastrofë te pa parë në histori. Ky kërcnim kuptohet ka te beje me rrezikun e përdorimit te armëve bërthamore.

Nuk është e rastësishme qe para kater viteve, ish-shefi i CIA-s, William Burns, nuk e përjashtonte këtë mundësi per shkak te deshtimeve ushtarake ruse. Dhe ky skenar ogurzi mund te behet edhe me real, kur marrim parasysh edhe një faktor tjeter. Dhe ai ka te beje me moshën biologjike të liderit rus. Putini,ka jetuar një kohë të gjatë i pushtuar nga dëshira irreale për ta rikthyer lavdinë e shtetit rus në përmasa planetare. Mirëpo, sa më shumë kanë kaluar vitet dhe sa më shumë po i afrohet vdekjes së natyrshme, ai po e sheh me sytë e tij dështimin e kësaj megalomanie hegjemonike. Rusia, përjashto armët bërthamore, ndodhet parapa shumë ekonomive të fuqishme botërore. Prandaj i tmerruar nga kjo shpërputhje ndërmjet disfatës reale dhe delireve për madhështi imagjinare si dhe presioneve biologjike të moshës, atëherë forca psikologjike e thanatosit mund t’ia determinojë ne fund edhe horizontin e shkatërrimit masiv perfundimtar.