Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > “A është ble berllog me pare të shtetit?”: Arifi kërkon hetime rreth armatimit të FSK-së pas lëndimit të ushtarëve

“A është ble berllog me pare të shtetit?”: Arifi kërkon hetime rreth armatimit të FSK-së pas lëndimit të ushtarëve

Avni Arifi ka kërkuar hetim parlamentar dhe hetime nga Prokuroria për procedurat e blerjes së armëve dhe municionit për Forcën e Sigurisë së Kosovës.

Sipas Arifit, Qeveria Kurti ndryshoi orientimin e mëparshëm për pajisjen e FSK-së ekskluzivisht me armë amerikane.Reklamë

Ai ngriti dyshime për cilësinë e armatimit, duke iu referuar rasteve të lëndimit të ushtarëve.

“A kanë lidhje lëndimet me armët a me municionin? A është ble berllog me pare të shtetit? A ka pasë allashverishe me kontrata?”, shkroi Arifi në Facebook.

Ai kërkoi hetimin e të gjitha procedurave, nga përzgjedhja e furnitorëve deri te testimi dhe pranimi i armatimit