Shpesh në histori disa gjëra mbesin të pa thëna, ose edhe të fshehura prapa perdës së mistershme të kohës dhe rrethanave të asaj epoke.
Për të parë se pse historia e popullit tonë është e shkruar me gjakun e dëshmorëve e të martirëve, mjafton t’i hedhim një vështrim sakrificës dhe sfidave për arritjen e lirisë dhe pavarësisë së Arbërisë nën udhëheqjen e kryeheroit tonë e vizionarit, Gjergj Kastriotit.
Kishin kaluar vite që nga pushtimi i Arbërisë nga dora gja.katare e Perandorisë otomane dhe marrja peng e shërbimi në oborrin e sulltanit, ndërsa Arbëria dhe populli i saj në anën tjetër vuanin e derdhnin djersë e gjak vetëm e vetëm për të qëndruar në trojet e paraardhësve të tyre. Kjo sakrificë e qëndresë e madhe, ky akt heroizmi i burrave e nënave arbërore, tregon më së miri se sa e shtrenjtë ishte liria që populli e nxori nga brenda pasi u rikthye arbërori më besnik e atdhedashës në historinë e Iliro-arbërorëve, lideri i urtë, strategu e mbreti Gjergj Kastrioti.
Ardhja e Gjergj Kastriotit në nëntor solli me vete edhe shpresën e madhe, se Arbëria do të bëhet ,se lirinë do ta gëzojnë të gjithë arbërorët e arbëroret të mëdhenj e të vegjël, dhe sikur që dihet kjo shpresë e madhe u mishërua. Arbëria nën udhëheqjen e kryezotit Gjergj Kastrioti pati qeverisjen mbretërore më të suksesshme në historinë e Arbërisë dhe të Evropës së asaj kohe.
Ai, jo vetëm e solli lirinë, pavarësinë, por edhe e unifikoj popullin arbëror në kuvendin e Lezhës , me këtë ai tregoi se për të pasur Arbëria themele të forta dhe e suksesshme duhet të jetë e bashkuar dhe të qëndrojë e tillë deri në fund. Madje ky kuvend i unifikimit arbëror nga Gjergj Kastrioti ishte si mësim e shembull për një unifikim të vetë popujve të Evropës.
Dhe kështu ky mbret i urtë i Arbërisë ishte një shpresë jo vetëm për Arbërinë e kohës së tij, por ai u pa nga sytë e popujve të Evropës edhe si shpresa e tyre dhe mbrojtja e tyre , për aq kohë sa ai jetoi, veproi dhe mbretëroi. Kështu ai deri në fund i mbrojti themelet jo vetëm të atdheut të tij, por të gjithë qytetërimit evropian. Ai ishte i vetmi që mbrojti e ruajti nderin dhe parimet rrënjësore të atdheut të tij.
Megjithë këtë, në kuadër të kësaj do të ndalem pak tek simboli që ai e ngriti pasi u kthye në Arbërinë e tij. Pyetja që është shtruar dje, e shtrohet sot dhe do të shtrohet edhe nesër e deri në zgjidhjen e kësaj enigme, ishte se kush e punoi, ruajti dhe mbajti flamurin me Shqiponjën e Yllin që ai e ngriti me rastin e Pavarësisë së Arbërisë më 28. Nëntor 1443? Kam hasur gjatë hulumtimeve të mia në kronika, pastaj disa autor që janë marrë me historinë e popullit tonë që nuk arrijnë edhe ata ta zgjidhin këtë en.igmë e përmendin ngritjen e flamurit, dhe aktin e asaj dite me rëndësi, por nuk e tregojnë kush e solli flamurin, kush e punoi atë dhe e ruajti.
Sidoqoftë për t’i hapë udhë dhe zgjidhje kësaj enigme, dhe duke analizuar rrethanat, pastaj atdhetarinë e babait dhe nënës së Gjergj Kastriotit, është e mundur që simboli i Shqiponjës së fisnikërisë së Kastriotëve që më pas u bë flamur i pavarësisë dhe Shtetit Arbëror nga nëntori i vitit 1443 të jetë punuar e ruajtur nga nëna e Gjergj Kastriotit Vojsava, e cila me shumë gjasë i ka lënë testament të bijave të saj që nëse i kthehet një ditë biri i saj Gjergji ta mbajë, ruajë e ngritë atë si flamur të fitores përballë të keqes dhe armiqve. Kjo mund të ketë ndodhur ashtu për faktin se nëna dhe babai i Gjergj Kastriotit e kishin edukuar atë dhe fëmijë tjerë të tyre në frymën e patriotizmit. Kjo rrënjosje e kësaj atdhedashurisë nuk mund të mos jetë ndryshe, pos ajo se ai nuk e harrojë asnjëherë Atë-Mëmdheun – Arbërinë e tij, por iu rikthye asaj si një shpëtimtar.
/TV Arbëria