Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Shëndetësi > A duhet t’i besoni instinktit tuaj?

A duhet t’i besoni instinktit tuaj?

Një studim i ri shikoi nëse vetëbesimi në intuitën tuaj dërgon drejt suksesit.

Ndërmarrësia shpesh kërkon rrezik. Ju mund të bëni të gjitha kërkimet e mundshme, por shpesh vendimet tuaja të mëdha mbështeten në instiktin tuaj. Por si t’a dini nëse është vendimi i duhur?

Në një studim të fundit, studiuesit nga Universiteti i Kent Stefan Leach dhe Mario Weick deshën të kuptonin se si shkalla e sigurisë dhe vetëbesimit që ju keni në intuitën tuaj ndikon në përfundimin e suksesshëm të detyrave.

Për të kuptuar këtë, Leach dhe Weck iu caktuan një grupi prej 400 njerëzve nga Shtetet e Bashkuara dhe Mbretëria e Bashkuar për t’iu përgjigjur pyetjeve se si iu qasen vendimeve. Ata i pyetën nëse ata pajtoheshin apo nuk pajtoheshin me deklarata si, ‘’Në shumicën e vendimeve, ka kuptim të mbështetem në ndjenjat e mia, ‘’Unë i besoj intuitës time’’ dhe ‘’Rrallë e kam gabim kur dëgjoj instiktin tim për të gjetur një përgjigje’’.

Pastaj ata i vendosën pjesëmarrësit në një seri detyrash, duke iu kërkuar atyre të mësojnë lidhjen në mes të disa shkronjave të përziera dhe imazhe të profileve në media sociale dhe iu thanë të provonin të kuptonin modelet të cilat përshtateshin.

‘’Ne zbuluam se besimet e njerëzve në intuitën e tyre ishin një udhëzim i dobët në performancën aktuale’’, shpjeguan Leach dhe Weick. ‘’Në veçanti, njerëzit të cilët kishin shumë besim në intuitën e tyre nuk performuan më mirë në fazën testuese se sa ata njerëz të cilët nuk kishin këtë lloj besimi’’.

Në mënyrë specifike, 9 nga 10 herë një pjesëmarrës i studimit me nivele të larta të vetëbesimit në intuitën e tij nuk performoi më mirë se sa dikush me nivele të ulëta të vetëbesimit. E cila do të thotë se, vetëm pse keni vetëbesim, nuk do të thotë se keni të drejtë.

/TV Arbëria

Powered by WordPress