Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > A do të plotësohet kërkesa e Ali Ahmetit për shqiptarët në RMV, nga Qeveria e Kosovës?

A do të plotësohet kërkesa e Ali Ahmetit për shqiptarët në RMV, nga Qeveria e Kosovës?

Sot me fillim nga ora 10:30 do të fillojë mbledhja e përbashkët mes Qeverisë se Kosovës dhe asaj të Maqedonisë së Veriut, shkruan TV Arbëria.

Agjenda e kësaj mbledhje është njoftuar të jetë mjaft e ngjeshur, që pritet të zgjat deri në ora 14:15.

Sot mbahet mbledhja e qeverisë së Kosovës dhe asaj të Maqedonisë së Veriut

Rreth këtij takimi ka pasur edhe deklarata të ndryshme, njëra ndër to është e Kryetarit të Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmetit, i cili kërkon nga Qeveria e Kosovës, veprim rreth temës së shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut.

“Jam drejtuar me një thirrje, me apel Qeverisë së Kosovës që shqetësimet e shqiptarëve të Maqedonisë t’ia komunikojnë… kryeministrit të Maqedonisë së Veriut dhe kam apeluar për të gjitha partitë politike në Kosovë që të kenë konsideratë shqetësimet që i kanë shqiptarët e Maqedonisë së Veriut, mbi tentativat që bëhen për ndryshimin e Ligjit të gjuhës, ndryshimin e marrëveshjes, substancës marrëveshjes paqësore të Ohrit dhe shpresoj që ky apel të shkojë deri në vesh të institucioneve shtetërore, por edhe deri tek udhëheqësit e partive politike në Kosovë që të mos jenë indiferent, sepse përpjekjet tona historike kanë qenë të përbashkëta, në drejtim të sigurimit të lirisë, ndërtimit të shtetit të Kosovës dhe në drejtim të statusit politik dhe juridik të shqiptarëve të Republikës së Maqedonisë”, kka thënë Ahmeti.

 

Ali Ahmeti kërkon veprime: Qeveria e Kosovës mos të heshtë për shqiptarët në RMV

 

Takimi mes dy qeverive është afër fillimit, mbetet të shihet se a do të trajtohet nga kryeministri Kurti, kërkesa e kreut të BDI-së, Ali Ahmeti.

Powered by WordPress