Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Sport > A do të mund të sfidojë Juventusi për titullin e Serie A këtë sezon?

A do të mund të sfidojë Juventusi për titullin e Serie A këtë sezon?

Juventusi është një klub që është sinonim i futbollit evropian. Ata kanë një histori të gjatë dhe krenare, që përfshin mbi 126 vjet ekzistencë, pasi u themeluan në vitin 1897, ndërsa luan në shtëpinë e tyre të quajtur “Juventus Stadium”, i cili ka kapacitet prej 41,000 tifozësh. 

Përpara se të hedhim një vështrim se cili është potenciali i përgjithshëm dhe nëse ata mund të kenë një shans për të sfiduar titullin në Serie A këtë sezon, le të hedhim një vështrim rekordeve të tyre në kampionat.

Klubi krenohet me një kabinet mbresëlënës trofesh, me 36 tituj të ligës, si dhe 15 trofe të Kupës së Italisë dhe nëntë Superkupa. Fokusi sot është se a do të mund ta ngrenë titullin këtë sezon?

Një rënie nga lavdia 

Juventusi ka pësuar një rënie nga kreu në vitet e fundit. Skuadra përfundoi e treta në sezonin e fundit 23/24, e 7-ta në sezonin më parë, dhe për dy vitet para kësaj, ata përfunduan në vendin e katërt. Por si erdhi deri këtu dhe a mund të kthehet në krye, pasi vinte nga vite dominimi në Itali. Nga sezoni 2011/12 deri në sezonin 2019/20, ata fituan në Serie  , plotë nëntë herë radhazi. Ky është një rekord brenda sistemit të ligës italiane të futbollit, duke përfshirë tre trajnerë gjatë asaj periudhe, si Massimillano Allegri, Antonio Conte dhe Maurizio Sarri. Secili prej tyre ngriti të paktën një titull kampioni, dhe kjo ishte një periudhë në historinë e klubit ku ata treguan dominim absolut në kampionat dhe gjithashtu edhe në Evropë, duke arritur në dy finale të Ligës së Kampionëve.

Në rrugën e kthimit

Nga sezoni i kaluar, ne mund të shohim dhe vërejmë se ata përfunduan në vendin e tretë në krahasim me vendin e shtatët sezonin më parë, kështu që ata janë me të vërtetë në rrugën e duhur drejt kthimit. Duke shikuar të kaluarën, cilat janë shanset që ata të kthehen në ditët e tyre të mëparshme të lavdisë, të fitojnë përsëri titullin dhe të rivendosin emrin e tyre në krye të kampionatit? Epo, së pari, le të shohim konkurrencën. Sezoni i kaluar u dominua nga Interi, i cili përfundoi me 94 pikë, që ishte mbresëlënëse, pasi kishte 19 pikë përpara rivalëve të tyre të qytetit AC Milan dhe 23 pikë përpara Juventusit. Gjasa ka, por ende dy ekipe janë para tyre, me të cilat duhet ta ngushtojë diferencën. Kthimi në Ligën e Kampionëve dhe sigurimi i pjesëmarrjes në Kupën e Botës për klubeve vitin e ardhshëm janë një sinjal i mirë. Fitimi i Kupës së Italisë sezonin e shkuar ishte një sinjal tjetër.

Dominimi i Interit

Dominimi i Interit ishte pjesërisht falë Lautaro Martinez, i cili shënoi gjithsej 24 gola, duke e bërë atë golashënuesin më të mirë të ligës. Megjithatë, inkurajues për Juventusin është fakti që në vendin e dytë ishte njëri prej tyre, Dusan Vlahovic, i cili shënoi gjithsej 16 gola. Edhe këtë vit sipas basteve, fitues i titullit të ligës këtë sezon e she si favorit Interin. Pas tyre vjen AC Milan si i radhës; megjithatë, skuadra tjetër që po merret në konsideratë është në fakt Juventusi.

Përvoja e klubit si fitues dhe mos arritja e askujt ta mbrojë titullin

Një gjë që në fakt shkon në favorin e tyre, është fakti që përveç Juventusit, fituesit e ligës për nëntë vjet radhazi, asnjë klub tjetër pas tyre nuk ia ka dal ndonjëherë të mbrojë titullin dhe ta fitojë dy herë radhazi. Kështu do të ketë shumë presion ndaj Interit për të shmangur këtë trend dhe për t’iu bashkuar Juventusit në këtë drejtim. Përvoja e Juventusit që ka qenë fitues kaq shumë në të kaluarën mund të llogaritet shumë kur bëhet fjalë për këtë sezon. Sigurisht, tifozët e Juventusit duan ta shohin skuadrën e tyre të kthehet në ditët e dikurshme të lavdisë. Mbetet gjithashtu për t’u parë nëse do të ndodhë ndonjë aktivitet tjetër transferimi tek klub bardhezi, pasi po punohet shumë.

Në përmbledhje rreth përforcimeve 

Juventusi përpara këtij sezoni të ardhshëm ka bërë shumë ndryshime, jo vetëm e trajneri, ku ka ardhur Thiago Motta, por edhe në afatin kalimtar dhe me shumë gjasa edhe në sistemin e lojës. Natyrisht, të gjithë sytë do të jenë te Interi, për të parë nëse ata mund të vazhdojnë dominimin që treguan sezonin e kaluar si ndaj rivalëve të tyre lokal, po ashtu edhe ndaj Juventusit, por pas ardhjeve si Douglas Luiz, Kheprhren Thuram, Juan Cabal, Michele di Gregorio, klubi po punon edhe për emra si Karim Adeyemi, Teun Koopmeiners dhe Jean-Clair Todibo.  Drejtori sportiv Cristiano Giuntoli, deklaroi se në çdo pozicion do të përforcohen këtë afat kalimtar dhe me shitjet e fundit, këto transferime prite të ndodhin.

Powered by WordPress