Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > A do të kthehet te Barça? Kjo është situata aktuale e Cancelos

A do të kthehet te Barça? Kjo është situata aktuale e Cancelos

Joao Cancelo mund të kthehet te Barcelona.

Mbrojtësi portugez është rikthyer te Al Hilal pas një periudhe gjashtëmujore huazimi në Kataluni, por sipas “Arriyadiyah”, lojtari i ka dhënë përparësi një rikthimi te “Blaugrana”, përcjell “Gazeta Express”.

Trajneri Hansi Flick tashmë e ka dhënë dritën jeshile, por një marrëveshje midis klubeve mbetet për t’u arritur.

Në gjashtë muajt e fundit të sezonit të kaluar, Cancelo i luajti 23 ndeshje për Barçën, duke i shënuar dy gola dhe duke i dhënë katër asiste.

32-vjeçari luajti më parë për Barcelonën në sezonin 2023/24, kur ishte i huazuar nga Manchester City.