Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > A do të kthehet dialogu strategjik me SHBA-të?

A do të kthehet dialogu strategjik me SHBA-të?

Prej gati katër muajsh Kosova e ka të pezulluar dialogun e planifikuar strategjik me ShBA-në dhe ende nuk dihet se kur do të mund të rikthehet i njëjti. Dialogu strategjik i SHBA-së me Kosovën thuhet të ketë qenë pjesë e  diskutimit të presidentes Osmani me zëvendëssekretarin e Shtetit të SHBA-së, Christopher Landau. Osmani tha se ka folur për hapat përpara dhe veprimet që duhet t’i ndërmerr Kosova në mënyrë që dialogu strategjik me Shtetet e Bashkuara të Amerikës të rikthehet.

Por në ambasadën e ShBA-së në Prishtinë ditë më parë kanë thënë se SHBA-ja po kërkon hapa konkret nga Kurti për uljen e tensioneve dhe për të çuar përpara qëllimin e përbashkët për forcimin e paqes dhe stabilitetit. Ndërkohë në Ligjin për Autorizimin e Mbrojtjes Kombëtare të nënshkruar nga presidenti Trump shqyrtimi i vendosjes së Dialogut strategjik me Kosovën e po ashtu edhe Serbinë përmendet pasi të jetë përmbushur kushti që del nga Zbatimi i Aneks Marrëveshjes.

Ligji për Autorizimin e Mbrojtjes Kombëtare

“Pasi të jetë arritur përparim i mjaftueshëm në Aneksin e Zbatimit, Shtetet e Bashkuara duhet të shqyrtojnë avancimin e iniciativave për të forcuar marrëdhëniet bilaterale me të dyja vendet, çka mund të përfshijë— (A) vendosjen e dialogut strategjik dypalësh me Kosovën dhe Serbinë; dhe (B) avancimin e iniciativave konkrete për thellimin e lidhjeve ekonomike dhe investimeve me të dyja vendet; dhe (4) Shtetet e Bashkuara duhet të vazhdojnë të mbështesin një marrëveshje përfundimtare gjithëpërfshirëse ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, të bazuar në njohje reciproke”.