Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > A do të këtë largime nga VV? Kjo është përgjigja e Haxhiut

A do të këtë largime nga VV? Kjo është përgjigja e Haxhiut

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu është pyetur në lidhje me raportimet për largime të mundshme nga Lëvizja Vetëvendosje, duke përfshirë këtu edhe nga deputetë.

Haxhiu tha nuk është në dijeni për planet e tyre.

“Unë nuk ua di qëllimet, planet, dhe përkatësisht nuk mund të flas për të njëjtat. Ajo çka vlerësoj është që Kuvendi t’i kryejë përgjegjësitë, për mua, dështimet e seancat nuk janë lajm i mirë. Vlerësoj që secili prej deputetëve duhet të jetë në krye të detyrës. Kushtëzimet nuk u bëjnë mirë qytetarëve”.

Haxhiu ka komentuar edhe deklaraten e deputetit Visar Korenica, i cili tha se nuk do të votoj asnjë ligj pa u kthyer vajza me shami në shkollë.

Sipas ministres këto kushtëzime nuk janë në rregull.

“Dje dëgjova z.Korenica, që tha nuk do të votoj asgjë përsa kohë që vajzë që është larguar, për bindjen time padrejtësisht nga shkolla sepse e drejta në shkollim është e drejtë e pacenueshme, nuk mundet shamia me ia ndalu dikujt me shku në shkollë, lajm i mirë që është kthyer, por besoj që këto kushtëzime nuk janë në rregull. Nuk mund të flas për planet e tyre, thirri në studio pyeti ata“, ka thënë Haxhiu në. “DPT te Fidani”

Powered by WordPress