Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > A do të kandidojë përsëri për Presidente dhe a do të vazhdojë në politikë, Osmani çon mesazh: Nuk më heqin qafe lehtë

A do të kandidojë përsëri për Presidente dhe a do të vazhdojë në politikë, Osmani çon mesazh: Nuk më heqin qafe lehtë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në një intervistë për “Kallxo Përnime”, ka thënë se ende nuk ka vendosur nëse do të kandidojë për mandatin e dytë si presidente.

“Ende nuk e kam vendosur një gjë të tillë të them shumë sinqerisht sepse ka shumë faktorë që duhet me u shqyrtu. Si do të rrjedhë uji, lumi i politikës, është shumë herët ta themi tash për vitin 2026”- u përgjigj Osmani.

Ajo tha se është duke e bërë punën me qëllimet me të mira në interes të qytetarëve të Kosovës.

Osmani tutje tha se në kohën kur kishte votuar kundër mocionit për rrëzimin e Qeverisë Kurti 1, ka dalë në mbrojtje te parimeve që i ka premtu qytetarëve dhe se nuk ka pasur marrëveshje me Kurtin për ketë çështje.

“Në vitin 2020 kur u rrëzua atëherë qeveria Kurti 1, unë kam dal në mbrojtje të parimeve që i kam premtu para qytetarëve të Kosovës, dhe kam votu kundër rrëzimit të Qeverisë, kundër asaj metodologjie shumë të shëmtuar që u organizu prapa shpine, pa e mëndu në asnjë moment se cka do të ndodh me mu, as nuk e kam mëndu a do të më përjashtojnë partia në të cilën isha. Nuk kam pas asnjë marrëveshje me Kurtin as askënd tjetër”- ka thënëOsmani.

Por, a do të vazhdoj me qenë Vjosa Osmani në politikë pas pozitës si presidente?

“Nuk më heqin qafe edhe aq lehtë”- u përgjigj shkurt ajo.

Powered by WordPress