Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Ekrem Hyseni ka deklaruar se ky subjekt politik nuk do ta votojë asnjë propozim të Lëvizjes Vetëvendosje për kryeparlamentar, përfshirë Fatmir Limajn.
Hyseni në Tëvë1 është shprehur se qëndrimi i LDK-së është të qëndrojnë në opozitë dhe të mos bëhen pjesë e qeverisjes së LVV-së.
Ai, tutje ka theksuar se LDK-ja nuk e përdor bllokadën si instrument, porse sipas tyre zgjidhja e vetme për tejkalimin e ngërçit politik është “qeveria e unitetit”.
“LDK-ja edhe si qëndrim politik, por edhe si vizion nuk e ka bllokadën si instrument dhe ne e kemi dhënë propozimin tonë sesi mendojmë ne që duhet të dilet nga kjo situatë dhe ne qëndrojmë në propozimin tonë dhe nëse ka version tjetër se sit ë dilet nga kjo bllokadë institucionale urojmë që të kenë sukses dhe të vazhdohet tutje”, ka shtuar Hyseni.