Shahini: Kosova do ta heq ndalesën për mallrat serbe, veç po provon të përfitojë dy gjëra

Kryetari i Aleancës Kosovare të Bizneseve, Agim Shahini duke...

Jashari – Qeverisë Kurti: Llafe të bukura për ngritjen ekonomike, po unë e kam një lutje

Kreu i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj ka thënë duhet ngritur...

Fillon protesta e shqiptarëve në Preshevë

Me moton “Për identitet dhe dinjitet” ka nisur protesta...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

A do ta shënojë fundin politik të Olaf Scholz-it, fitorja e partisë së tij në Brandenburg?

Extra AL PVC

Shkruan: Afrim Kasolli

Pas tërmetit që shkaktuan rezultatet zgjedhore, sidomos në shtetin e Turingi-së, por edhe në atë Saksonisë, ku partia e ekstremit të djathtë Alternativa për Gjermaninë (AfD), shënoi një fitore bindëse, veçanërisht në rastin e parë, por duke mos përjashtuar as ngritjen e partisë tjetër të ekstremit të majtë, Aleanca Sahra Wagenknecht, duket se rezultati i zgjedhjeve dje në shtetin e Brandeburgut, i ka krijuar një frymëmarrje politike, kancelarit të Qeverisë së këtij shteti Olaf Scholz. Sipas të dhënave të deri-tanishme, parti e tij SPD ka shënuar fitore (30.9%) në raport me AfD (29.2%). Ndërkohë, Aleanca Sahra Wagenknecht ka siguruar 12 % të votave të trupit elektoral në këtë vend.

Mirëpo, edhe në këtë rast u dëshmua se elektorati i ekonomisë më të fuqishme në Evropë është duke lëvizur ka ekstremet. Arsyet e këtyre zhvendosjeve tektonike mund të jenë të ndryshme. Analistë të ndryshëm kanë përmendur ankthin e qytetarëve gjermanë mbi ekonominë, luftën në Ukrainë si dhe imigracionin. Ky i fundit është perceptuar si faktorë që edhe po e rrezikon identitetin kulturor dhe etnik gjerman si dhe vendet e punës. Një agravim ky i frikës si për të ardhmen e kombit ashtu edhe të mirëqenies ekonomike. Madje, ndonëse të ndryshme në shumëçka, si AfD-në ashtu edhe Aleancën Sahra Wagenknecht, i bashkon politika e anti-imigracionit dhe solidariteti ndaj Kremlinit, atakimi i SHBA-ve dhe NATO-së, si përgjegjëse për luftën në Ukrainë si dhe thirrja për të ndalur ndihmat ushtarake për luftën mbrojtëse të këtij shteti nga agresion rus. Madje, këto parti kanë shkuar deri atje sa e kanë projektuar një rend tjetër gjeopolitik euro-aziatik të ndryshëm nga ai transatlantik, kur bashkimi i forcave me Rusinë dhe Kinën duhet të jetë primar.

Në anën tjetër edhe pse këto dy parti nuk shënuan fitoren e pritur, megjithatë kjo nuk do të thotë se kanë gjetur zgjidhje ankthet shoqërore që ato i kanë eksploatuar për të përfituar politikisht. Vet hulumtimet e opinionit publik kanë dëshmuar se as Shcholz dhe as partia e tij nuk kanë shumë arsyeje për festë. Sepse 75 % e të anketuarave kanë pohuar se kanë votuar për SPD-nw, jo nga ndonjë afinitetit gjeniun për partinë, por më shumë vetëm sa për ta parandaluar AfD-nw për ta përvetësuar pushtetin.

Sidoqoftë, edhe përkundur këtij suksesi aktual në shtetin Brandenburgut, kjo nuk do të thotë asgjë për kancelarin e Olaf Scholz. Përkundrazi, ai vetëm sa mund të përshpejtojë rënien e tij politike.

E para ky shtet që nga bashkimi i Gjermanisë Perëndimore me atë Lindore, pas shembjes së Murit të Berlinit, ishte drejtuar nga Partia Social Demokrate. Por ajo që është më kryesorja sipas mediave ndërkombëtare, ky rezultat sado jo kënaqshëm që të jetë, përsëri më shumë i dedikohet drejtuesit të kësaj partie në këtë land, Dietmar Woidke. Madje ky i fundit ishte zotuar se nëse AfD, do të dalë partia e parë, ai do të largohej nga politika. Kurse, gjatë gjithë kohës sa ishte zhvilluar fushata elektorale, D. Woidkee kishte përjashtuar nga kjo ngjarje kancelarin Olaf Scholz, nga frika se prezenca e tij mund t’i kthehet në bumerang.

Prandaj, edhe kjo fitore është një fitore e hidhur për të parin e Qeverisë gjermane. Ngase e transmeton mesazhin se partia mund të ketë sukses më shumë nga përjashtimi se sa angazhimi i tij. /TV Arbëria

spot_img

Të fundit

Shahini: Kosova do ta heq ndalesën për mallrat serbe, veç po provon të përfitojë dy gjëra

Kryetari i Aleancës Kosovare të Bizneseve, Agim Shahini duke...

Jashari – Qeverisë Kurti: Llafe të bukura për ngritjen ekonomike, po unë e kam një lutje

Kreu i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj ka thënë duhet ngritur...

Ministri i ri i brendshëm i Francës zotohet për “rend”, mes kritikave nga e majta

Bruno Retailleau, ministri i sapoemëruar i brendshëm i Francës,...

Fillon protesta e shqiptarëve në Preshevë

Me moton “Për identitet dhe dinjitet” ka nisur protesta...

Shahini: Kosova do ta heq ndalesën për mallrat serbe, veç po provon të përfitojë dy gjëra

Kryetari i Aleancës Kosovare të Bizneseve, Agim Shahini duke u thirrur në informacione të veta, beson se qeveria kosovare do të heq ndalesën ndaj...

Jashari – Qeverisë Kurti: Llafe të bukura për ngritjen ekonomike, po unë e kam një lutje

Kreu i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj ka thënë duhet ngritur urgjentisht vlerën e koeficientit së paku 30 për qind. Ai thotë se Qeveria Kurti nuk po...

Ministri i ri i brendshëm i Francës zotohet për “rend”, mes kritikave nga e majta

Bruno Retailleau, ministri i sapoemëruar i brendshëm i Francës, mbajti një fjalim duke theksuar se përparësia e tij do të jetë “rivendosja e rendit”,...