Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > A do ta realizojë Grenelli premtimin e bujshëm: Nëse Trumpi fiton, do ta nxjerrim Thaçin nga burgu

A do ta realizojë Grenelli premtimin e bujshëm: Nëse Trumpi fiton, do ta nxjerrim Thaçin nga burgu

Ish-emisari amerikan për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, kishte bërë një premtim të bujshëm para dy muajsh në një intervistë dhënë Al Arabiya News.

Grenell kishte premtuar se nëse fiton Trump në garën për president, do ta nxjerrë ish-presidentin Hashim Thaçi nga burgu.

Thaçi së bashku me Kadri Veselin, Rexhep Selimin e Jakup Krasniqin ka katër vite që janë të paraburgosur në Qendrën e Paraburgimit të Gjykatës Speciale në Hagë.

“Mezi pres që Presidenti Trump të fitojë sepse ne do ta nxjerrim Thaçin nga burgu. Është e papranueshme për evropianët që ta kenë presidentin Thaçi në burg pa një gjyq për akuza të rreme, të gjitha të sajuara nga Jack Smith”, kishte thënë Grenell në intervistën e 17 shtatorit.

E Grenell është njëri prej kandidatëve për të marrë pozitën e Sekretarit të Shtetit nën administratën e Trumpit.

Ndërsa, Trump që fitoi në garën për president, muajin e kaluar kishte thënë se nëse kthehet në Shtëpinë e Bardhë, do ta pushojë nga puna për dy sekonda prokurorin Jack Smith, i cili ngriti aktakuzën ndaj Thaçit dhe të tjerëve në Dhomat e Specializuara të Hagës, shkruan Gazeta Paparaci.

Trump u pyet nëse do të falte veten apo do të shkarkonte Smithin. Ai u shpreh prerazi: “Është kaq e lehtë, do ta pushoja brenda dy sekondave.”

 

Powered by WordPress