Deputeti i PDK-së, Enver Hoxhaj, ka folur edhe për paralajmërimin e Richard Grenell se nëse rikthehet Trump në pushtet do të lirojë Hashim Thaçin nga Gjykata Speciale.
Hoxhaj ka thënë se beson që Administrata e Trump do të ndjekë politikë të njëjtë sikurse administratat e tjera dhe thotë se beson që deri në fund të vitit apo pranverën e ardhshme të mbyllet procesi.
“E di që z. Grenell ka bërë deklarata, por përtej deklaratave të Grenell, unë e shoh jetik që sa më shpejt të mbyllet procesi dhe që gjykata t’i lirojë Thaçin dhe të tjerët”, ka thënë Hoxhaj në – T7.