Fitorja e Trump i ka dhënë një shtysë të fortë tregut të kriptomonedhave. Që nga zgjedhjet presidenciale, çmimi i Bitcoin është rritur me 29% në javët e fundit, duke arritur nivelet më të larta të të gjitha kohërave.
Investitorët dhe mbështetësit e monedhave digjitale janë optimistë për ndryshimet rregullatore që mund të ndërmarrë Trump që sipas tyre mund t’i shtyjnë çmimet e Bitcoin edhe më të larta.
Politika miqësore e Trump ndaj kriptomonedhave, ka ngjallur diskutime se Bitcoin mund të arrijë nivele rekord në 100 000 dollarë por edhe përtej këtij kufiri në vitin 2025.
Mbështetja e premtuar për rregullimin e tregut të monedhave virtuale sipas analisteve, mund të zhbllokojë potencialin e madh dhe të rrisë më tej vlerën e kriptomonedhave.
Trump është zotuar ta bëjë Amerikën kryeqytetin e kriptomoendhave në botë dhe madje ka hedhur edhe idenë e krijimit të një rezervë kombëtare në Bitcoin.
Ndryshimet thonë analistët mund të rrisin qartësinë e tregut duke i dhënë Bitcoin veçanërisht më shumë besueshmëri si një mjet investimi.
Sipas tyre, cikli i rritjes së Bitcoin është duke u zhvilluar më tej dhe deri në fund të këtij viti ata janë optimistë se kriptomonedha mund të zgjero