Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > Policia parandalon gara të shpejtësisë në autostradën “Ibrahim Rugova”

Policia parandalon gara të shpejtësisë në autostradën “Ibrahim Rugova”

Njësia për kontroll të autostradave në bashkëpunim me njësinë për Reagim të Shpejtë ka arritur që të parandaloj garat e shpejtësisë me automjete në dy lokacione në autostradën “Ibrahim Rugova”, afër hyrje-daljes në Mazgit dhe në hyrje-daljen në Trudë.

Sipas një njoftimi të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se njësitet policore kanë hasur në disa automjete duke u përgatitur për gara shpejtësie, me ç’rast është arritur të parandalohen garat ilegale.

“Më datën 07.12.2023 në kuadër të Planit Operativ ‘Parandalimi i Garave të Shpejtësisë’ Njësia për Kontroll të Autostradave në bashkëpunim me Njësinë për Reagim të Shpejtë/DRP Prishtinë ka arritur që të parandaloj garat e shpejtësisë me automjete në dy lokacione Autostrada ‘Dr.Ibrahim Rugova’ afër hyrje-daljes në Mazgit dhe në hyrje-daljen në Trudë, njësitë policore në ora 22:55 kanë hasur në disa automjete duke u përgatitur për gara shpejtësie me ç‘rast është arritur të parandalohen garat ilegale të cilat rrezikojnë sigurinë e pjesëmarrësve në trafik”, thuhet në njoftim.

Po ashtu siç bëhet e ditur në njoftim ndaj shoferëve janë shqiptuar 14 gjoba. /Telegrafi/

/TV Arbëria