Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > Inspektorati i kryeqytetit në aksion, gjobit autobusët dhe taksitë që nuk respektojnë itinerarin e tyre

Inspektorati i kryeqytetit në aksion, gjobit autobusët dhe taksitë që nuk respektojnë itinerarin e tyre

Inspektorati i Kryeqytetit ka zhvilluar sot një aksion për kontrollimin e taksive të paautorizuara dhe për autobusët që nuk respektojnë itinerarin e tyre.

Kështu ka njoftuar Inspektorati në faqen zyrtare në Facebook.

Ky aksion është zhvilluar në afërsi të stacionit të autobusëve në Prishtinë dhe tek katedralja.

“Inspektorati i Kryeqytetit, përveç aktiviteteve të ndryshme ditore, sot ka vazhduar me aksionin e kontrolleve të taxive të paautorizuar dhe autobusëve që nuk respektojnë itinerarin e tyre dhe qarkullojnë edhe në brendi të kryeqytetit”, ka bërë të ditur Inspektorati.

/TV Arbëria