Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Bota > Izraelitët vazhdojnë me sulmet ndaj palestinezëve, gazetari i AP-së thotë se numëroi 34 trupa – ka edhe fëmijë

Izraelitët vazhdojnë me sulmet ndaj palestinezëve, gazetari i AP-së thotë se numëroi 34 trupa – ka edhe fëmijë

Dhjetëra palestinezë u vranë në një sulm izraelit në shtëpitë që strehonin njerëz të zhvendosur në pjesën qendror të qytetit të Gazës, Deir al-Balah, tha kreu i një spitali lokal.

“Pranuam 45 të vdekur pas bombardimeve izraelite të shtëpive të tre familjeve në Deir al-Balah”, tha për Reuters, Dr. Eyad Al-Jabri, kreu i spitalit Shuhada Al-Aqsa në Deir al-Balah.

Një gazetar i AP numëroi trupat e të paktën 34 personave, duke përfshirë gjashtë fëmijë. Nuk ishte e mundur të verifikoheshin në mënyrë të pavarur raportet, transmeton Telegrafi.
“Videot nga vendi i ngjarjes tregojnë gra që bërtasin nga kati i sipërm i shtëpisë së hedhur në erë. Në rrënoja, burrat nxorën trupin e një fëmije pranë një makine që digjej. Në një spital aty pranë, mjekët u përpoqën të ‘ringjallnin’ të riun dhe vajzën”, shkruan AP.

Në jug, dëshmitarët thanë se izraelitët goditën një shkollë në Khan Younis, ku qindra njerëz të zhvendosur u strehuan dje, gjatë sulmit.

Viktimat vërshuan spitalin Naser, ku burra dhe fëmijë të plagosur shtriheshin në dysheme të mbuluar me baltë.

“Ajo që po ndodh këtu është e paimagjinueshme. Ata godasin pa dallim,” tha Hamza al-Bursh, i cili jeton pranë shkollës.

Powered by WordPress