“Ankthi i mëngjesit ” nuk është një term mjekësor, por i referohet niveleve të rritura të “hormonit të stresit”, pra kortizolit në orët e mëngjesit.
Mund ta përjetoni gjatë një periudhe kur ndodhin shumë ndryshime në jetën tuaj ose në ditët kur keni shumë gjëra në mendjen tuaj, si rezultat i së cilës jeni vazhdimisht në mbingarkesë.
Megjithatë, ka mënyra për të reduktuar këto simptoma, sepse pavarësisht se çfarë bëjmë, “ankthi i mëngjesit” mund t’ju shkatërrojë tërë ditën.
Simptomat e ankthit në mëngjes:
Ndjenja e ankthit
Nervozizmi
Lodhja
Shenjat e një sulmi paniku
Vështirësi për t’u përqendruar
Probleme me gjumin
Çrregullime gastrointestinale
Dhimbje koke.