Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Bota > Shkon në 22 numri i viktimave nga vullkani në Indonezi

Shkon në 22 numri i viktimave nga vullkani në Indonezi

Në 22 ka shkuar numri i të vdekurve nga shpërthimi vullkanik që hodhi një re hiri prej 3 kilometrash në Indonezi.

Kjo u bë pasi kërkimet për 10 alpinistët e zhdukur në malin Marapi rifilluan të martën pasi u ndërprenë për shkaqe sigurie.

Ahmad Rifandi, kreu i postit të monitorimit të Marapit, agjencisë AFP i tha se pesë shpërthime ishin vetëm të martën.

Shpërthimet e shpeshta vullkanike kanë penguar të bëjnë shpëtimin për ditë të tëra.

“Marapi është aktiv. Ne nuk mund të shohin shumë gjëra të kolonës sepse është e mbuluar nga reja,” tha ai.

Ekipet e shpëtimit i thanë BBC-së se Indonesia se ata kanë përfituar nga dritaret e qetësisë relative për të kërkuar të zhdukurit dhe përpjekjet për të kërkuar për alpinistin e fundit të zhdukurit do të rifillojnë të mërkurën.

Vullkani hodhi një re hiri 3 kiometërsh në ajër të dielën, duke mbuluar me hi fshatrat rreth.

Mali Marapi, që do të thotë “Mali i Zjarrit”, është ndër më aktivët nga 127 vullkanet e Indonezisë dhe është gjithashtu i popullarizuar në mesin e alpinistëve.

/TV Arbëria

Powered by WordPress