Policia e Kosovës ka arrestuar një të dyshuar për ngacmimin seksual të një 31 vjeçareje.
Rasti ka ndodhur në mesditë, derisa viktima ndodhej në një lokal dhe i dyshuari i kishte shkuar aty, pasi fillimisht e kishte përcjellë, duke i shkaktuar frikë e shqetësim.
Sinjali mëson se i dyshuari edhe më parë e ka ngacmuar 31-vjeçaren, për çka edhe është raportuar në Polici, por siç duket denoncimi nuk ia ka lënë “shenjë” dhe ka vazhduar me veprimet e njëjta.
Si rezultat i raportimit të rastit, Policia ka arritur ta arrestojë të dyshuarin, i cili është shoqëruar në stacion policor, ku është intervistuar nga hetuesit për veprën me të cilën ngarkohet.
Pas mbledhjes së informacioneve dhe dëshmive të të dy palëve, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar që i dyshuari të ndalohet për 48 orë nën dyshimet se ka kryer veprën penale ‘Ngacmim’.
/TV Arbëria