Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Shëndetësi > ShSKUK reagon pas raportimeve për operacionin e kryer pa anestezion dhe mosoperimin e një pacienti

ShSKUK reagon pas raportimeve për operacionin e kryer pa anestezion dhe mosoperimin e një pacienti

Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës ka reaguar pas raportimeve për operacionin e kryer pa anestezion dhe mosoperimin e një pacienti tjetër dhe dyshimin se i njëjti është kryer në klinikë private.

Në njoftimin e tyre thuhet se ata kanë kërkuar raport me shkrim nga dy klinikat përkatëse dhe dhe janë në pritjet të këtyre raporteve, për të proceduar tutje me rastet.

“Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës, është duke trajtuar rastet e raportuara së fundmi, lidhur me kryerjen e operacionit në Klinikën e Urologjisë, pa anestezion, e poashtu, mos operimin e pacientit tjetër dhe dyshimin se i njëjti është kryer në klinikë private”.

“Menaxhmenti i ShSKUK-së, ka kërkuar raport me shkrim nga dy klinikat përkatëse dhe jemi në pritjet të këtyre raporteve, për të proceduar tutje me rastet. Poashtu, ShSKUK fton të gjithë qytetarët që ka ankesa, apo vështirësi gjatë trajtimit shëndetësorë, në institucionet e ShSKUK-së, t’i drejtohen me shkrim Komision të Ankesave të pacientëve në ShSKUK, i cili do të shqyrtojë çdo ankesë dhe shqetësim të qytetarëve”, thuhet në njoftimin e ShSKUK-së.

/TV Arbëria

Powered by WordPress