Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Dy raste të dhunës në familje brenda 24 orëve

Dy raste të dhunës në familje brenda 24 orëve

Vetëm pak ditë pas vrasjes së një gruaje në Prishtinë nga bashkëshorti i saj, janë raportuar dy raste të dhunës në familje.

Sipas njoftimit zyrtar të Policisë, në të dy rastet viktimat janë gra.
Ato kanë pranuar tretmane mjekësore ndërkaq të dyshuarit për dhunë janë dërguar në mbajtje.

Njoftimi i plotë:

DHUNË NË FAMILJE

· Prishtinë 03.12.2023 – 14:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull nga Kosova pasi që pas një mosmarrëveshjeje kishte sulmuar fizikisht viktimën femër nga Kosova. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit kujdestar, i dyshuari dërgohet në mbajtje.

· Prishtinë 25.11.2023 – 09:30. Me 03.12.2023 viktima femër nga Kosova ka raportuar se kishte pasur sulm fizik nga i dyshuari mashkull nga Kosova. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje.

/TV Arbëria