Një gjumë i mirë i natës është i rëndësishëm dhe nëse doni të përfitoni sa më shumë nga rituali juaj i gjumit, atëherë është e rëndësishme që të flini dhe të zgjoheni në kohën e duhur.
Një kalkulator i gjumit në internet mund t’ju tregojë kohën më të mirë për të shkuar në shtrat. Llogaritësi i zgjuar zbulon se sa kohë ju nevojitet për të fjetur dhe kohën kur duhet të zgjoheni, të kombinuar me informacion mbi modelin natyror të gjumit të trupit, i cili funksionon në cikle 90 minutëshe.
Andaj nëse dëshironi të zgjoheni duke u ndier të freskët në orën 7 të mëngjesit, shkoni në shtrat në orën 21:46, 23:16 ose 00:46 paradite.
Por nëse doni pak më shumë gjumë dhe dëshironi të nisni ditën në orën 8 të mëngjesit, atëherë mund të shkoni në shtrat në orën 22.46, 12.16, 1.46 ose 3.16 të mëngjesit.
Të rriturit kanë nevojë për deri në nëntë orë gjumë në natë, por gjithçka varet nga individi.
Një sondazh i fundit i YouGov zbuloi se gati gjysma e britanikëve të rritur nuk po flenë nga 7-9 orë të rekomanduara në natë. Meshkujt duket se kalojnë më keq, ku 56 përqind e burrave thonë se nuk flenë mjaftueshëm, krahasuar me 53 përqind të grave.
Mungesa e gjumit mund të ju bëjë të ndiheni të mërzitur, por gjithashtu mund të ketë ndikim në shëndetin tuaj të përgjithshëm.