Çdo marrëdhënie në çift kalon në faza të ndryshme zhvillimi, ku mes tyre përfshihen edhe episodet e mërzitjes.
Partnerët mund të “fjalosen” për shumë motive, nga fëmijët, shtëpia, financat apo edhe debate që lindin në çast dhe që mund të bëhen trampolinë për një periudhë mërzitjeje mes gruas dhe burrit.
E drejtë/ e gabuar
Unë kam të drejtë, ti e ke gabim. E shtyrë nga një ndjenjë epërsie, kjo gjuhë mund të përshkallëzohet lehtësisht deri në pikën çiftet të kenë më shumë keqkuptime. Shtete të ndryshme kanë hyrë në luftë për këtë gjuhë se kush e ka të drejtë dhe kush gabim.
Zemërimi
Shpesh me një ton mosbesimi, mesazhi themelor në këtë gjendje është se “viktima” nuk e meritonte atë që mori në këmbim. Kjo është një teknikë klasike e “kthimit të tavolinave përmbys” që i vendos të dyja palët në mbrojtje.