Walter Harms, përfaqësues i partisë në pushtet Kolorado dhe tre burra që ishin pjesë e ekipit të tij, vdiqën në një aksident ajror, përkatësisht nga rrëzimi i aeroplanit.
Aksidenti ndodhi të shtunën në Paraguai, Amerikën e Jugut, kur aeroplani u rrëzua pak pas ngritjes rreth 180 kilometra nga Asuncion, duke humbur jetën Walter Harms, ligjvënës nga partia në pushtet Kolorado, dhe tre burra që ishin pjesë e ekipit të tij, transmeton Telegrafi.
Sipas njoftimit të policisë, aeroplani ka goditur një pemë gjatë ngritjes dhe ka shpërthyer teksa ka rënë në tokë.
Autoritetet e atjeshme kanë bërë të ditur se janë duke hetuar rastin dhe sapo të kenë ndonjë raport do të informojnë opinionin.