Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Bota > Shpërthim gjatë meshës, të paktën katër të vrarë dhe dhjetëra të plagosur nga sulmi me bombë në Filipine

Shpërthim gjatë meshës, të paktën katër të vrarë dhe dhjetëra të plagosur nga sulmi me bombë në Filipine

Të paktën katër persona janë vrarë dhe dhjetëra të tjerë u plagosën, nga një shpërthim që ndodhi mëngjesin e sotëm gjatë një meshës në gjimnazin e një universiteti në Filipine.

Siç CNN raporton se shpërthimi ndodhi në Marawi në ishullin jugor të Mindanao, transmeton Telegrafi.

Në videot nga vendi i tragjedisë, ushtarët dhe punonjësit e urgjencës shihen duke qëndruar mes rrënojave.

Një pjesë e zonës së ndenjësisë është hedhur në erë, kurse  karriget u shpërndanë nëpër dysheme.

Mamintal Adiong Jr, guvernatori i provincës Lanao del Sur, tha se pati një “sulm të dhunshëm me bombë” në gjimnazin e një universiteti lokal gjatë meshës të së dielës.

Ai foli për gazetarët nga spitali ku po trajtohen mbi 40 të plagosur rëndë, ndërsa ata me lëndime të lehta po kujdesen në infermierinë universitare.

Powered by WordPress