Një burrë është vrarë dhe dy të tjerë janë plagosur, nga një sulm me thikë dhe çekiç në një rrugë në qendër të Parisit.
Ministri i Brendshëm francez Gérald Darmanin tha se personi i armatosur kishte në shënjestër turistët rreth Quai de Grenelle, jo shumë larg Kullës Eiffel.
“I dyshuari iu afrua çiftit që ishin turistë dhe e theri për vdekje shtetasin gjerman”, tha ai.
Më pas ai e ndoqi burrin dhe sulmoi dy persona të tjerë me një çekiç përpara se të ndalej nga policia me elektroshok dhe të arrestohej. Të plagosurit janë dërguar në spital me autoambulancë.
Ai tha se i dyshuari u dënua me katër vjet burg në vitin 2016, për planifikimin e një sulmi të veçantë dhe kërkohej nga shërbimet franceze të sigurisë. Burri dihet gjithashtu se ka vuajtur nga çrregullime psikiatrike, tha Darmanin.
Zyra e prokurorit kundër terrorizmit tha se kishte marrë përsipër hetimet. Duke shkruar në X, ish-Twitter, presidenti francez Emmanuel Macron shprehu ngushëllimet e tij për të gjithë ata që u prekën nga “sulmi terrorist” dhe falënderoi shërbimet e urgjencës për përgjigjen e tyre.