Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Bota > Si pasojë e defektit teknik, sistemi i mbrojtjes kundërajrore izraelite nuk funksion – raketa rikthehet dhe bie në tokë në Tel Aviv

Si pasojë e defektit teknik, sistemi i mbrojtjes kundërajrore izraelite nuk funksion – raketa rikthehet dhe bie në tokë në Tel Aviv

Në Tel Aviv gjatë interceptimit të mbrëmshëm të raketave të lansuara nga Rripi i Gazës, ka dështuar sistemi i mbrojtjes kundërajrore Iron Dome.

Raketa e këtij sistemi në vend se të ngritej në ajër dhe të godiste raketat që lansoheshin nga Rripi i Gazës, ajo humbi fuqinë derisa po ngritej dhe ra në tokë.

Forcat izraelite kanë njoftuar se kanë filluar hetimet për këtë rast, duke theksuar se arsyet teknike mund të jenë një shkaqeve, transmeton Telegrafi.
“Po shqyrtohet mundësia që një prej raketave tona të ketë rënë në tokë për shkak të një defekti teknik. Po hetohet ky incident”, është thënë nga IDF-ja izraelite.

Nuk raportohet për të plagosur si pasojë e këtij incidenti, ndërsa raketa Tamir ishte shkrepur derisa sistemet Iron Dome po kundërpërgjigjeshin ndaj breshërisë së raketave të lansuara nga Rripi i Gazës në Tel Aviv.

 

 

Powered by WordPress