Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Sport > Mourinho nën hetime për shkak të kritikave në drejtim të gjyqtarëve

Mourinho nën hetime për shkak të kritikave në drejtim të gjyqtarëve

Federata Italiane e Futbollit thuhet se kanë hapur një hetim zyrtar për Jose Mourinhon, pasi ky i fundit tha se është ‘i shqetësuar’ rreth gjqytarit Matteo Marcenaro.

Sipas agjencisë së lajmeve ANSA, prokurori i Italisë po vlerëson komentet që trajneri bëri gjatë konferencës për shtyp.

Marcenaro është përcaktuar të ndajë drejtësinë në ndeshjen e Romës ndaj Sassuolos sot (e diel) në udhëtim.

“Nëse jam i sinqertë, unë mund të them se jam i shqetësuar rreth gjyqtarit”, kishte thënë Mourinho në konferencën për shtyp.

“Ne e kemi pasur këtë gjyqtar tri herë dhe nuk mendoj se ai e ka stabilitetin e duhur emocional për të punuar në këtë nivel. Unë nuk jam i relaksuar sa i përket gjyqtarit apo VAR-it, me të cilin gjithashtu kemi qenë shpeshherë të pa fat”, është shprehur tekniku portugez.

Marcenaro është 31-vjeçar ndërsa në VAR për këtë ndeshje është Marco Di Bello.

Roma momentalisht renditet në vendin e pestë në tabelën e klasifikimit me 21 pikë dhe synon fitoren në këtë takim për të vazhduar ‘luftën’ për një pozitë që siguron kualifikimin në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm.

Powered by WordPress