Se shumica e Ushtrive Çlirimtare nuk mund të përshkruhen sipas termave klasikë të ushtrive kjo dihet që moti. Në këtë drejtim edhe Ushtria Çlirimtare e Kosovës nuk bënte përjashtim. Ajo ishte më tepër një forcë vullnetare.
Këtë, fakt e dëshmon edhe ish- ushtari i UÇK-së, Adem Sallauka në tregimin e tij për dokumentarin “28 Nëntori me 28 çlirimtarë”. Në këtë rrëfim ai dëshmon madje edhe se si ishte bëre ushtar. E tërë kishte filluar pas një vizite që i kishte bërë vëllait të tij Skenderit, në frontet e luftës në Drenicë. Në bisedë e sipër, aty u thuhet se pse nuk e hapin një front në zonën e Budakovës. Dhe kështu filloi gjithçka.
Me të kthyer nga kjo vizitë nisë puna për krijimin e bazave dhe celulave të reja të UÇK-së në këtë pjesë të Kosovës. Natyrisht, vështirësitë ishin të jashtëzakonshme, që nga mungesa e përvojës organizative militare, armatimit dhe metarialit luftarak sikur se plumba etj etj.
Mirëpo, vullneti për çlirim ishte më i madh se sfidat. Sepse, të gjithë ata që morën guximin të bëhen e kësaj ushtrie i bashkonte një synim, një ideal dhe një qëllim. Pra ishte flakërima e lirisë. Ngase u bë e qartë se liria dhe lufta u bënë sinonime.
E para nuk mund të vinte pa të dytën. Pritja vetëm sa i shtonte iluzionin e lirisë. Kurse ata që u angazhuan në kudër të UÇK-së, zgjodhën veprimin për ta bërë reale atë. Dhe ia dolën. Prandaj, edhe shumë analistë ndërkombëtarë, e quajtën UÇK si lëvizjen më të suksesshme guerile të shekullit 20-të.
/TV Arbëria