Instituti demokratik i Kosovës (KDI) ka mbajtur sot konferencën rajonale “Kuletat Transparente: Avancimi i Financimit Politik”.
Ismet Kryeziu, drejtor Ekzekutiv i KDI-së, tha se edhe pse është ndryshuar legjislacioni, jodomosdoshmërisht i ka përcjellë të gjitha synimet tona.
Marta Onorato, drejtoreshë e Programit IRI (Instituti Republikan) në Kosovë, tha se besimi në partitë politike fatkeqësisht është vazhdimisht i ulët.
“Ne mbështesim punën e IKD- së dhe mirëpresim atë që arrihet. Në studimin e fundit të IRI-t 55% të anketuarve kanë thënë që nuk i besojnë partive politike dhe vetëm 5% kanë thënë që i besojnë, e kjo ndikon negativisht në pjesëmarrjen e qytetarëve në politikë”
Në kuadër të konferencës së KDI-së, u mbajt paneli i parë i diskutimit me deputetë të partive politike në Kosovë, me temën “Transparenca dhe llogaridhënia e financave të subjekteve politike”.
Në këtë diskutim u tha se është e rëndësishme që të ketë transparencë dhe llogaridhënie nga partitë politike në lidhje me financimin, po ashtu u bë thirrje që brenda partive politike të ketë barazi gjinore dhe të bëhet kategorizim i shpenzimeve.
Eliza Hoxha, deputete e PDK-së, u shpreh se duhet të punonet më shumë në transparencë se si financohen partitë politike.
Armend Zemaj, deputet i LDK-së, tha se pjesa kryesore në të cilën duhet të fokusohemi është financimi i jashtëm.
Besnik Tahiri, deputet i AAK-së, tha se këtij ligji duhet t’i japim kohë që ta shohim si shkon zbatimi
Ligjit të ri i mungojnë dispozita të qarta për monitorimin e financave të kandidatëve gjatë fushatave, megjithëse ndalohen donacionet e drejtpërdrejta për kandidatët. Institucionet përgjegjëse nuk I kanë trajtuar e as adresuar deklaratat publiketë kandidatëve për shpenzime të fushatës.
/TV Arbëria