Kurti akuzon Perëndimin se po e “përkëdhel” Serbinë: Duhet ta luajnë rolin e gjyqtarit që i bie pipit

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e ka akuzuar Perëndimin...

Haxhiu për intervistimin e Mihalit: Korrupsioni ka përfshi çdo pore të Qeverisë

  Deputeti i PDK’së, Bekim Haxhiu ka komentuar mbi intervistimin...

Osmani në Akademinë e famshme ushtarake amerikane West Point: E nderuar me pritjen madhështore!

Presidentja Vjosa Osmani është pritur nga ushtria amerikane në...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

A e blejnë paratë lumturinë? Shkencëtarët thonë ‘Po’

Extra AL PVC

Prej dekadash, filozofët, ekonomistët dhe sociologët kanë debatuar mbi pyetjen: A mund ta blejë paraja lumturinë?

Për shumicën e njerëzve në Shtetet e Bashkuara, përgjigja është, me sa duket, po. Dy studiues të shquar, Daniel Kahneman dhe Matthew Killingsworth, dolën në këtë përfundim në një studim të përbashkët të botuar në Proceedings of the National Academy of Sciences.

Më parë, besohej se “mirëqenia emocionale rritet me rritjen e të ardhurave, por nuk ka ndonjë përparim të mëtejshëm përtej të ardhurave vjetore prej 75,000 dollarësh”.

Kahneman dhe Killingsworth thanë se studimi i tyre i fundit kundërshton mendimet e mëparshme. Hulumtimi i fundit është i përshtatur për inflacionin, thanë ata.

Në hulumtimin e tyre, studiuesit anketuan 33,391 të rritur nga mosha 18 deri në 65 vjeç, të cilët jetojnë në Shtetet e Bashkuara, janë të punësuar dhe raportojnë të ardhura prej të paktën 10,000 dollarë në vit.

Për të matur lumturinë e tyre, pjesëmarrësve iu kërkua të raportonin për ndjenjat në momente të rastësishme gjatë ditës përmes një aplikacioni smartphone të zhvilluar nga Killingsworth me emrin “Track Your Happiness”.

Studimi arriti në përfundimin se “lumturia vazhdon të rritet kur rriten të ardhurat” për shumicën e njerëzve, duke treguar se për shumë prej nesh, të paturit më shumë para mund të na bëjë gjithnjë e më të lumtur.

Lumturia përmirësohet me rritjen e fitimeve të larta, deri në 500,000 dollarë në vit. Ka edhe njerëz – 15% – për të cilët paratë nuk kanë asnjë ndikim në gjendjen emocionale.

“Përjashtim bëjnë njerëzit që janë financiarisht të pasur, por të palumtur. Për shembull, nëse je i pasur dhe i mjerë, më shumë para nuk do të ndihmojnë,” theksojnë studiuesit.

/TV Arbëria

spot_img

Të fundit

DËNIM SHEMBULLOR

Komision anti-dhunë ka marrë një vendim exemplarë në rastin...

Kurti akuzon Perëndimin se po e “përkëdhel” Serbinë: Duhet ta luajnë rolin e gjyqtarit që i bie pipit

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e ka akuzuar Perëndimin...

Haxhiu për intervistimin e Mihalit: Korrupsioni ka përfshi çdo pore të Qeverisë

  Deputeti i PDK’së, Bekim Haxhiu ka komentuar mbi intervistimin...

Osmani në Akademinë e famshme ushtarake amerikane West Point: E nderuar me pritjen madhështore!

Presidentja Vjosa Osmani është pritur nga ushtria amerikane në...

DËNIM SHEMBULLOR

Komision anti-dhunë ka marrë një vendim exemplarë në rastin e lojtarit të Real Madrid Vinicius Junior, pas thirrjeve raciste ndaj lojtarit. Një tifoz emri...

Kurti akuzon Perëndimin se po e “përkëdhel” Serbinë: Duhet ta luajnë rolin e gjyqtarit që i bie pipit

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e ka akuzuar Perëndimin të enjten se po e “përkëdhel” Serbinë për shkak të frikës dhe shqetësimeve për destabilizim,...

Haxhiu për intervistimin e Mihalit: Korrupsioni ka përfshi çdo pore të Qeverisë

  Deputeti i PDK’së, Bekim Haxhiu ka komentuar mbi intervistimin e Kordinatores së Komiteteve të VV’së, Dejona Mihali. Haxhiu përmes një shkrimi në Facebook e quajti...