Pasagjeri gjeti një brejtës brenda ushqimit, avioni bën uljen emergjente

Një linjë ajrore skandianve ka thënë se një nga...

Kryeziu: Qeveria po punon për zhbllokimin e CEFTA-s

Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu tha Qeveria...

Dëme, të evakuuar dhe të zhdukur, ç’po ndodh me përmbytjet në Itali?

Vazhdon të jetë e rënduar situata nga përmbytjet si...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Çfarë tregon rrëmuja e dhomës për shëndetin tuaj mendor

Extra AL PVC

Të kesh një dhomë të çrregullt nuk do të thotë që ke depresion. Por, depresioni mund të rrisë shanset për të pasur një hapësirë të parregullt.

E keni vënë re ndonjëherë si ambienti i çrregullt para syve ju ndryshon tërësisht humorin?

Mjedisi fizik ka ndikim të fuqishëm mbi emocionet tona, por a pasqyron ambienti ku ju jetoni dhe punoni çdo ditë, gjendjen tuaj mendore?

E para, ne kemi nivele të ndryshme koncepti për rregullin dhe pastërtinë, por angazhimet e javës, puna, bashkëshorti/ja, fëmijët, shtëpia dhe çdo gjë tjetër që kërkon përkushtim mund ta ulin dëshirën për të bërë punë me “themel”. Një studim i vitit 2020 zbuloi se sa më e madhe të jetë rrëmuja në një familje, aq më e vështirë bëhet lidhja mes prindërve, fëmijëve dhe të afërmve që ju vizitojnë në shtëpi.

Çfarë tregon rrëmuja e dhomës për shëndetin tuaj

Njerëzit me depresion shpesh kanë pak energji. Kur ju e keni të vështirë të ngriheni nga shtrati, gjëja e fundit që mund të keni dëshirë të bëni është të kaloni fshesën në shtëpi ose të pastroni tualetin. Depresioni përfshin mungesën e interesit për gjërat që më parë mund t’ju jenë dukur të nevojshme.

Një studim i vitit 2021, zbuloi se niveli i rrëmujës në shtëpi ishte tregues i mirëqenies psikologjike te njerëzit. Por, sërish është e vështirë të thuhet se cila vjen e para: depresioni apo prirja drejt rrëmujës. Nëse po jetoni me depresion, të shohësh një dhomë të çrregullt mund të shkaktojë një ndjenjë mbingarkese ose, më keq, vetëfajësimi për mosmbajtjen pastër të ambientit.

Mos harroni se pastrimi mund të jetë gjithashtu një aktivitet fizik! Pastrimi i dyshemesë, larja e dritareve dhe marrja e pluhurave, të gjitha mund të rrisin energjinë dhe humori do të ndryshojë për mirë.

Çfarë tregon rrëmuja e dhomës për shëndetin tuaj

5 këshilla për të pastruar dhomën edhe kur nuk ju pëlqen:

-Vendosni një kohëmatës për një periudhë të shkurtër ( 5–10 minuta) dhe pastroni sa të mundeni

-Vendosni muzikë të bukur në sfond ose dëgjoni me kufje një podkast motivues

-Bëjeni çështje familjare! Përfshini fëmijët dhe bashkëshortin ose partnerin dhe bëjini punët në ekip

-Kthejeni pastrimin në zakon

-Shpërbleni veten. Pasi të keni mbaruar punët, mund të shihni një film ose thjesht të flini gjumë e të relaksoheni.

/TV Arbëria

spot_img

Të fundit

Pasagjeri gjeti një brejtës brenda ushqimit, avioni bën uljen emergjente

Një linjë ajrore skandianve ka thënë se një nga...

Kryeziu: Qeveria po punon për zhbllokimin e CEFTA-s

Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu tha Qeveria...

Dëme, të evakuuar dhe të zhdukur, ç’po ndodh me përmbytjet në Itali?

Vazhdon të jetë e rënduar situata nga përmbytjet si...

Murati: Ekonomia me rritje për 4.27% në tremujorin e dytë, ulet dhe inflacioni

  Ministri i Financave, Hekuran Murati ka thënë se ekonomia...

Pasagjeri gjeti një brejtës brenda ushqimit, avioni bën uljen emergjente

Një linjë ajrore skandianve ka thënë se një nga fluturimet e saj duhej të bënte një ulje emergjente pasi një mi doli nga vakti...

Kryeziu: Qeveria po punon për zhbllokimin e CEFTA-s

Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu tha Qeveria e Kosovës po punon drejt zhbllokimit të CEFTA-s si mekanizëm i rëndësishëm në zbatimin e...

Dëme, të evakuuar dhe të zhdukur, ç’po ndodh me përmbytjet në Itali?

Vazhdon të jetë e rënduar situata nga përmbytjet si pasojë e reshjeve dhe stuhive në Itali. Më e prekur është zona e Emilia Romagna,...