Luftërat shpeshherë bëhen opsion i pashmangshëm. Ato u imponohen popujve që e kërkojnë lirinë si mjeti i fundit por i domosdoshëm. Sepse armiku nuk e kupton gjuhë tjetër, pos asaj të armëve.
Ky fat po i përcillte shqiptarët e Kosovës gjatë viteve ’90. Atyre i ishte mohuar çdo e drejtë. Segregimi, diskriminimi dhe aparteidi ishin bërë realitet i përditshëm. Aparati represiv shtetëror serb i kontrollonte të gjitha sferat e jetës. Sa më shumë që kalonte kohë aq më tepër shtohej shtypja dhe zullumi serb mbi Kosovën.
Kriminelë të gjitha ngjarave e konsideronin atë si eldorado për pasurim personal dhe plaçkitje. Jetonin me ndjenjën se ishin të paprekshëm. Përcaktimi politik i shqiptarëve që nëpërmjet rrugës paqësorë t’i siguronin të drejtat e tyre individuale dhe kolektive nuk po ofronte rezultat. Kosova mbeti jashtë procesit të negociatave në Dejton. Kurse një thënie që është harruar, e ish-emisarit amerikan për Kosovën, Robert S. Gelbard, sepse zakonisht mbahet mend vlerësimi i tij për aksionet e para të UÇK-së, ishte se “shqiptarët e Kosovës po e presin një supermen që t’i çlirojë”.
Këtë atmosferë e rëndë, që mbase edhe për gjeneratat e reja të rritura vetëm në liri, mund t’u duket pabesueshme, e evokon Xhemshiti Krasniqi në dokumentarin e TV Arbërisë “ 28 Nëntori me 28 çlirimtarë”.
Në këtë rrëfim ai dëshmon se lufta ishte bërë e pashmangshme. Dhe se shqiptaret e Kosovës ishin ndodhur ndërmjet dy opsioneve; jetës dhe vdekjes, lirisë dhe robërisë. Zgjidhje të tjera nuk kishte. Mirëpo, që të arrihej liria duhej demostruar një gatishmëri dhe guxim për ta përqafuar edhe vdekjen. Pra mungesa e frikës nga kjo e fundit ishte vetmja mundësi për ta shtegun një jete ne liri.
Deh peshën e kësaj detyre e ndjeu Xhemshit Krasniqi me shumë shokë të idealit në atë kohë, kur edhe i krijuan celulat e para të UCK-së në rajonin e Prizrenit. Disa nga ta sikur se Mehmet Memcaj, Hajrim Qengaj, Begush Bajrami do të arrestoheshin pak para fillimit të luftës në Prekaz, kur ra heroikisht komandanti legjendar Adem Jashari. Kështu që për shkak të këtij arrestimi nuk ia dolën që ta furnizonin më armë familjen Jashari.
Çdo luftë çlirimtare krahas krenarisë i ka dhe momentet e dhimbjes. E dhimbjet kanë të bëjnë me humbjen e shokëve tw rwnw në beteja të ndryshme. Edhe Xhemshit Krasniqi jeton me pikëllimin për humbjen e shumë shokëve që nuk arritën ta shohin lirinë, edhe pse dhanë gjithçka nga vetja për të.
Jeton me pikëllimin për Xhevat Berishën. Kurse i paharruar i mbetet mëngjesi i acartë i 14 dhjetorit të vitit 1998 në pritën e organizuar nga ushtria dhe policia serbe, në Bjeshkën e Pashtrikut. Në mesin e të rënëve ishte edhe heroi i njohur i kombit Mujë Krasniqi. Mënyrën se si ia doli të shpëtoi vetë nga ajo fortunë, e quan më shumë fat.
Jeton me porosinë dhe mesazhin se kurrë nuk duhet ta na shqitet shpresa që pasardhësit tanë duhet të jetojnë më mirë se ne.
/TV Arbëria