Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > Rexhep Krasniqi: Fitorja e brendshme dhe e jashtme mbetet sfida më e madhe e çdo lufte

Rexhep Krasniqi: Fitorja e brendshme dhe e jashtme mbetet sfida më e madhe e çdo lufte

Që një luftë çlirimtare të ketë sukses, pa dyshim se ajo duhet të fitohet në dy fronte, si kundër armikut të jashtëm ndaj të cilit luftohet, por edhe që të shtohet vendosmëria, gatishmëria dhe vullneti i brendshëm shoqëror.

Pra fitorja e zemrave, shpirtit dhe ndjenjave e të shumicës së popullsisë është një kusht i domosdoshëm edhe për sukses të jashtëm. Dhe kjo detyrë nuk është lehtë.  Sepse jo çdo betejë shkon ashtu siç është planifikuar. Gjatë një lufte mund te ketë edhe tërheqje taktike të diktuara nga rrethanat e kohës. Arti i fitores së një lufte nuk mund t’i shmang këto “dobësi”. Por më rëndësi është që të mbahet gjallë ideali, dhe të mos davaritet besimi në realizmin e qëllimit strategjik.

Se më këto vështirësi ishte përballur edhe lufta jonë çlirimtare këtë e dëshmon edhe rrëfimi tejet mbresëlënës i Rexhep Krasniqi, nga Prizreni, ish- ushtar i UCK-së, në dokumentarin e TV Arbërisë, “28 Nëntori me 28 çlirimtarë”.

Në këtë tregim ai evokon kujtime të ndryshme nga angazhimi i tij në luftë. Që si e kishte detyruar një diplomat të lartë rus të zbatonte rregullat e UÇK-së në Grykën e Caralevës, apo bisedat me ish-atasheun e lartë të ushtarak të Këshilli të Sigurimit të OKB-së, lidhur me atë se si do të sillen çlirimtarët pas luftës me minoritetet dhe objektet e kulteve fetare ortodokse. Dhe ky këmbim i bisedave i është kuptimësaur vetëm pas përfundimit të luftës e deri në ditët e sotme.

Sfida e vërtetë sipas tij kishte filluar pas 25 gushtit, kur nisi edhe riorganizimi i UCK-së. Në këtë kohë shumë njerëz kishin humbur, pasurinë, familjarë etj etj dhe në popull filloi një akuzë e heshtur se fajtorë për këto humbje ishte UCK-ja. Prandaj, çmontimi i këtij mentaliteti defetist ishte i domosdoshëm.

Madje, ky mision në shumë çka ishte edhe më vështire se sa betejat kundër armikut në mbrojte të popullsisë civile në fshatin Pagarushë. Në atë kohë, në këtë zonë gjendeshin mbi 100 banorë civil. Mbrojta e tyre ishte jetë a vdekje që të shmangej në një kasaphanë e mundshme. Dhe ata që ishin të angazhuar në këtë detyrë do të kenë kaluar mbi “7 ditë e 8 netë duke e pasur tokën për dyshek, qiellin për jorgan e gurin për jastëk. Dhe ky qëllim u arrit. Këtu madje vlen të kujtohen edhe ecjet mbi 18 orë së bashku me Idriz Vehpin duke bartur të plagosurë.

Si moment krenarie që e sublimon këtë angazhim mbetet hyrja e ushtarëve të UÇK-së në Prizren në qershor të vitit 1999 dhe marrja e Spitalit të këtij qyteti nën kontrollin e kësaj force çlirimtare. Mision ky që ai kishte drejtuar në gjendje të plagosur. Ashtu sikur të tjerë që i morën në burgun e Prizrenit dhe i shpëtuan mbi 200 të burgosurë tjerë pa i depërtuar në burgjet serbe në atë shtet.

Rexhep Krasniqi edhe sot e kësaj dite jeton me shpresën se e drejta e shqiptarëve për t’u bashkuar në një shtet mund të vonohet, por një ditë do të realizohet patjetër. Prandaj këtë amanet dhe detyrë të shenjtë ua lë si trashëgim brezave të ardhshëm.

/TV Arbëria