Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > Reagon Frashër Krasniqi pas arrestimit të aktivistëve të PSD-së

Reagon Frashër Krasniqi pas arrestimit të aktivistëve të PSD-së

Gjashtë aktivistë të Partisë Socialdemokrate u arrestuan nga Policia e Kosovës, pas protestës e cila po vazhdon të zhvillohet pranë hotelit ku ndodhet kryetarja e Dhomave të Specializuara, Ektarina Trendafilova.

Për arrestimin e aktivistëve të PSD-së ka reaguar edhe Frashër Krasniqi, i cili ka thënë se “krejt ju që thuani se Kurti nuk e bëri Gjykatën Speciale, shiheni si po e mbron atë, me dhunë e arrestime”.

 

Protestuesit kanë hedhur gaz-lotsjellës pranë “Hotel Sirius” në Prishtinë, aty ku po mbahet protesta.

Protesta e paralajmëruar nga PSD-ja dhe veteranët e OVL-UÇK’së ka eskaluar në dhunë.

/TV Arbëria