Blog Post

Arbëria TV > Kronikë e zezë > Gruaja që u godit për vdekje në rrugën C në Prishtinë ishte punëtore shëndetësore

Gruaja që u godit për vdekje në rrugën C në Prishtinë ishte punëtore shëndetësore

Gruaja, e cila u godit për vdekje të martën nga një veturë në rrugën C në Prishtinë ishte punëtore shëndetësore për një periudhë të gjatë në Qendrën e Mjekësisë Familjare (QKMF), në Therandë.

Për vdekjen tragjike të saj përmes një postimi në rrjetin social në Facebook kanë reaguar edhe kolegët e saj nga QKMF “Rexhep Kuçi”, në Therandë.

“Më datë 28.11.2023 me dhimbje të thellë morëm lajmin për vdekjen e dr. Dashurije Gashi. Ishte një punëtore me vlera të larta humane dhe një profesioniste shëndetësore që me dekada iu përkushtua profesionit dhe ishte e palodhshme në shërbim të qytetarëve.

Në emër të QKMF-s ‘Rexhep Kuçi’ ju shprehim ngushëllimet më te sinqerta familjarëve dhe të gjithë kolegëve që ndanë një pjesë të jetës dhe të punës bashkë”, shkruhet në postim.

/TV Arbëria