Policia e Kosovës e ka arrestuar sot Xhevdet Selimin, personin e shpallur në kërkim për hedhjen e një granatë dorë më tregun e kafshëve në Prizren.
Incidenti kishte ndodhur të martën që lamë pas.
“Me datën 27.11.2023 hetues policor nga sektori rajonale i hetimeve Prizren përmes rrugëve operacionale dhe falë bashkëpunimit me media dhe qytetarë ka arritur që të lokalizoj dhe arrestoj të dyshuarin XHEVDET Shaban SELIMI i lindur me 23.03.1986 fshati Uglar/ Gjilan ndaj të cilit prokurori i shtetit ka lëshuar masën e ndalimit për 48 orë. Me këtë rast Drejtoria Rajonale e Policisë Prizren falënderon mediat dhe qytetarët për bashkëpunim”, thuhet në njoftimin e policisë.
/TV Arbëria