Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Arbëria > Sa shpesh e kritikojnë veten femrat gjatë ditës

Sa shpesh e kritikojnë veten femrat gjatë ditës

Femrat janë shumë të ashpëra me veten sidomos kur bëhet fjalë për pamjen e jashtme. Por sa kritike janë ato me veten sipas një studimi të ri, mund t’ju shokojë.

Kur Weight Watchers anketoi 2,000 femra të moshës 18-60 vjeç në Mbretërinë e Bashkuar, ata mësuan se ato e kritikonin veten rreth 8 herë në ditë duke filluar që në mëngjes pa pirë kafen.

Kritikat fillojnë që nga ndjenjat e të qenurit shumë e shëndoshë, me flokë të parregullt ose duke parë disa pjesë të trupit si më të mëdha seç duhet. Të ndjerurit inferior edhe në mediat sociale gjithashtu është përmendur shpesh.

Zoe Griffiths, kreu i shëndetit publik dhe i programit të Weight Watchers tha se kritikat e femrave ndaj vetes janë në rritje. “Kërkimet tregojnë se të qenurit i ashpër me veten është e njohur prej vitesh tek femrat, por në kushtet e një shoqërie moderne kanë rritur intensitetin e këtij mospëlqimi për veten dhe këto kushte janë të vështira për tu shmangur,” tha ai.