Le ta pranojmë: të jesh gënjeshtar i zoti është talent. Madje, është një talent që të gjithë duhet ta gjejnë brenda vetes.
Jo për të mashtruar lart e poshtë si të ishte diçka normale, po për t’i thënë atij djalit që njohe dje që sot je shumë e zënë dhe nuk e takon dot. Apo se nesër nuk shkon do të në zyrë se je sëmurë. Ja si të gënjeni pa rënë në sy.
Sytë
Goja
Një gisht a dora që mbulon gojën është shenja e parë e një gënjeshtre. Shmangeni!
Duart
Nëse flisni me duar, kur gënjeni, i përdorni më shumë se zakonisht dhe nuk flisni më me duar, por me këmbë e me duar. Ruani qetësinë dhe përdorni një nivel normal gjestikulacioni. Nëse s’i zini besë vetes, fusni duart në xhepa.
Qëndrimi
Kthimi i kurrizit apo distancimi nga personi që po gënjeni ndodh sepse thjesht doni t’i largoheni asaj që sapo thatë. Nëse e kapni veten që po ecni mbrapsh gjatë një gënjeshtre, thjesht ndaloni në vend dhe përfundoni fjalinë.
Këmbët
I keni parasysh çfarë ndodh me këmbët kur jeni në ankth? Si nuk pushojnë së lëvizuri, hedhuri etj? Nëse këto gjëra ndodhin kur jeni ulur, ngrihuni ose anasjelltas.