Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Sport > Rashkaj: Gliha nuk bëri punë të keqe, unë jam gati të kontribuoj për Kombëtaren

Rashkaj: Gliha nuk bëri punë të keqe, unë jam gati të kontribuoj për Kombëtaren

Ish- futbollisti i Kombëtares së Kosovës, Anel Rashkaj nuk e ka hedhur poshtë punën e bërë nga trajneri Primoz Gliha në Kombëtaren e Kosovës.

Ai vlerëson se slloveni ishte një trajner i guximshëm dhe se rezultatet e arritura ishin të favorshme për atë.

Ish- kapiteni i Dardanëve, në një intervistë për KosovaPress, ka folur edhe për mosardhjen e disa lojtarëve për ndeshjen me Izraelin, duke thënë se kjo ishte një situatë e kuptueshme.

Sipas Rashkajt, trajneri i ri i Kosovës duhet të përzgjidhet pas një analize të thellë, derisa e sheh Ilir Dajën si një alternativë serioze për ta pasuar Glihan.

Ai ka shprehur gatishmërinë e tij që të japë kontribut në zhvillimin e Kombëtares, nëse Federata e Futbollit e sheh të nevojshme një gjë të tillë.

Anel Rashkaj ishte pjesë e Kombëtares së Kosovës gjatë viteve 2014-2020, ku pati 14 paraqitje, ndërsa në fillim të këtij viti i dha fund karrierës së tij si futbollist.

/TV Arbëria