Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Bota > E rrëmbyer nga militantët e Hamasit– momenti kur 9-vjeçarja nga Izraeli i rikthehet babait

E rrëmbyer nga militantët e Hamasit– momenti kur 9-vjeçarja nga Izraeli i rikthehet babait

Emily Hand mbushi 9 vjet si peng në Gazë, një ditë para se të takohej sërish me babanë e saj, i cili fillimisht kishte menduar se ishte vrarë në sulmin e Hamasit në jug të Izraelit gjatë muajit të kaluar.

Emily është rikthyer në shtëpi në grupin e dytë të pengjeve që i liroi Hamasi. Janë publikuar momentet kur ajo i rikthehet babait, transmeton Telegrafi.

Lirimi i saj ishte pjesë e marrëveshjes së arritur mes Izraelit dhe Hamasit të ndërmjetësuar nga Katari. Emily në pamjet e publikuara më poshtë, dukej se ishte pa ndonjë lëndim trupor.

9-vjeçarja është vajza e një irlandeze të zhvendosur në Izrael, e cila humbi jetën nga kanceri derisa Emily ishte 2-vjeçare. Familja e vajza e kishte përshkruar lirimin e saj si një përzierje ndjenjash.

“Nuk po mund të gjejmë fjalë për të përshkruar emocionet tona pas 50 ditëve sfida. Jemi shumë të lumtur që po e përqafojmë sërish Emilyn, por të njëjtën kohë kujtojmë Raye Roten dhe të gjithë pengjet që duhet të rikthehen”, tha familja e saj.

/TV Arbëria

Powered by WordPress