Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Arbëria > 15+ pyetje që mund t’i bësh partnerit/es kur jeni ‘trashur’ dhe s’dini çfarë të thoni

15+ pyetje që mund t’i bësh partnerit/es kur jeni ‘trashur’ dhe s’dini çfarë të thoni

E keni parasysh atë momentin kur nuk keni pothuajse asnjë ide se për çfarë të flisni?

Mundësisht keni kaluar gjithë javën/fundjavën bashkë dhe keni diskutuar pafund? Keni zero plane dhe jeni në shtëpi (ose diku tjetër) të heshtur, në pritje që ai/ajo të flasë. Ekspertët e marrëdhënieve ju sugjerojnë disa pyetje interesante që mund t’i bëni.

Ekspertja e mërrëdhënieve Mona Green sugjeron:

1. Nëse do të bëhej një film për jetën tënde, kush do të doje të ishte regjisor dhe kush do të luante rolin tënd?

2. Cila është një pyetje e çuditshme që ke dashur të ma bësh, por nuk e ke bërë kurrë?

3. Cila ka qenë këshilla më e mirë që të ka dhënë gjyshja?

4. Si e imagjinoje veten të rritur kur ishe fëmijë?

5. Nëse alienët do vinin në tokë, çfarë mund t’u dukej interesante për njerëzit?

Pyetje të thjeshta:

1. Nëse do ishe ngjyrë, çfarë ngjyre do ishe?

2. Cili është ushqimi i preferuar i momentit?

3. Cili ka qenë seriali i preferuar gjatë periudhës së rritjes?

Ekspertja e marrëdhënieve Rori Sassoon tregon disa pyetje personale:

1. Kush puth më mirë, ti apo unë?

2. Cila është gjëja më e çuditshme që ke vënë re tek unë?

3. Çfarë zakonesh ke që mendon se i bezdis të tjerët?

4. Për çfarë kam më shumë gjasa të bëhem virale?

5. Nëse paratë nuk do ishin problem, ku do të doje të jetoje?

Pyetjet quiz:

1. Cili është ushqimi im i preferuar?

2. Çfarë më pëlqen të bëj më shumë se çdo gjë në botë?

3. Cila është frika ime më e madhe?

4. Kur isha fëmijë, çfarë doja të bëhesha kur të rritesha?

5. Ngjyra ime e preferuar?

/Arbëria TV

Themes by WordPress