12:41 New York
Dark Light

Blog Post

Arbëria TV > Art > Thënie të mençura nga Leopoldo Longanesi

Thënie të mençura nga Leopoldo Longanesi

Leopoldo Longanesi (1905-1957) ishte shkrimtar, gazetar, botues, piktor, autor vizatimesh, karikaturist dhe aforist italian.

Për lexuesit tanë kemi përzgjedhur një përmbledhje me thëniet e tij më të bukura:

Një budalla është një budalla. Dy budallenj janë dy budallenj. Dhjetë mijë budallenj janë një forcë politike.

Abuzim pushteti, i zbutur me konsensusin popullor: kjo është idealja e demokracisë sonë.

Nuk mungon liria. Mungojnë njerëzit e lirë.

Kush shkatërron, nuk paguan dhe bëhet qeveritar.

Ka njerëz kaq egocentrikë saqë do të donin të ishin nusja kur janë në dasmë dhe i vdekuri kur janë në funeral.

Gjeneralët nuk e dinë se betejat i fitojnë historianët.

Gazetari i aftë është ai që i përshkruan mirë gjërat që nuk di.

Intervista është një artikull i vjedhur.

Modernja vjetërohet. E vjetra kthehet në modë.

Dashuria është pritja e një gëzimi që kur vjen na bajat.

Nuk ia keni idenë për idetë e njerëzve pa ide.

Ka edhe dhimbje luksi, që i sjellin lavdi atij që i duron.

Nuk janë idetë që më trembin, por fytyrat që përfaqësojnë këto ide.

Fantazia ime ka ngecur: kam nevojë për një padrejtësi të vogël.

Kur të jemi të lirë të themi gjithë të vërtetën, nuk do ta mbajmë mend më.

Filozofët s’kuptojnë asgjë nga arti, ndërsa artistët kuptojnë shumë nga filozofia: kjo do të thotë se arti është edhe filozofi, por filozofia nuk është art.

Një vit kalon shpejt, një muaj nuk kalon kurrë.

Borxhet e mirënjohjes shlyhen me antipati brenda njëzetekatër orësh.

Paraqitja ka për mua një vlerë të jashtëzakonshme dhe gjykoj gjithçka nga veshja. Kam guximin të jem sipërfaqësor.

Liri mendimesh në një vend pa mendime.

Një ide që nuk gjen vend ku të rrijë është e aftë të bëjë revolucion.

Më beso mua: mos beso në asgjë.

Pasuria jonë është rrëmuja, që është edhe varfëria jonë.

Problemet shoqërore nuk zgjidhen kurrë, por plaken, dalin prej mode dhe harrohen.

Virtyti magjeps, por ekziston përherë shpresa brenda nesh se mund ta korruptojmë.

/TV Arbëria

Powered by WordPress