Rusia inkurajon Serbinë për kthimin e forcave serbe në Kosovë

Rusia mirëpret një synim të mundshëm për riparaqitjen e...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

6 miliarderët që nuk kanë mbaruar as shkollën e mesme

Extra AL PVC

Jay Z është njëri nga personat që është bërë miliarder pa pasur një diplome shkolle. Por, nuk është ai i vetmi ka shumë të tillë që sot janë të njohur për pasurinë e tyre, por që nuk kanë mbaruar shkollë.

Në vijim shikoni listën e miliarderëve botërorë, të cilët nuk patën sukses me arsim të lartë dhe diploma:

1. Amancio Ortega

Amancio Ortega u largua nga shkolla në moshën 14 vjeçare për të filluar drejtimin e punëve për dyqanet vendase. Vite më vonë, Ortega themeloi zinxhirin e shitjes me pakicë Zara në vendlindjen e tij, Spanjën. Sot kompania e tij njihet në rang kombëtar. Sot, ai është njeriu i dytë më i pasur në Europë, me një vlerë neto tronditëse prej 70.4 miliardë dollarësh.

2. Jay Z

Jay-Z ndoqi shkollën e mesme tekniko-profesionale George Westinghouse, por kurrë nuk u diplomua. Jay-Z u bë miliarderi i parë i hip-hopit në qershor 2019. Sipas Forbes, ai aktualisht ka një vlerë rreth 1 miliard dollarë. Pasuria e tij vjen nga aksionet e tij në markat e pijeve, artit, pasurive të patundshme dhe në kompani të tilla si Uber.

Ndërsa, ai personalisht arriti të gjente sukses të jashtëzakonshëm pasi braktisi shkollën e mesme, reperi inkurajon njerëzit që të marrin seriozisht arsimin e tyre.

3. Richard Branson

Richard Branson u largua nga shkolla e mesme kur ishte vetëm 16 vjeç pasi luftoi me disleksinë. Shpejt pasi u largua nga shkolla, Branson themeloi biznesin e tij të parë, një revistë studentore dhe përfundimisht një kompani regjistrimi që më vonë u bë labeli muzikor i Virgin Records. Sot, kompania e tij, Virgin Group, mbikëqyr gati 500 filiale. Vetë Branson ka një vlerë neto prej 3.9 miliardë dollarë.

4. Francois Pinault

Francois Pinault, themeluesi i grupit luksoz Kering, u largua nga shkolla kur ishte 11 vjeç për të punuar në fabrikën e lëndëve të para të babait të tij. Sipas Forbes, Pinault u largua për shkak se bashkëmoshatarët e tij dikur talleshin me “prejardhjen e tij”. Sot, ai ka një vlerë neto prej 33.2 miliardë dollarësh.

5. Zhou Qunfei

Zhou Qunfei braktisi shkollën e mesme në moshën 16 vjeçare për të punuar në një fabrikë të lenteve të shikimit. Duke ndjekur klasat e kontabilitetit natën, ajo kurseu rreth 2500 dollarë dhe përfundimisht hapi kompaninë e saj të lenteve të shikimit, e drejtuar nga vetë ajo dhe familjarët e saj.

Ajo tani është CEO e Lens Technology, e cila prodhon xhama për marka të tilla si Apple, Samsung dhe Tesla. Në vitin 2015, kompania doli në publik dhe aksionet e Zhou në biznes ishin me vlerë 7.2 miliardë dollarë, sipas New York Times.

6. Matt Mullenweg

Mullenweg është çregjistruar nga Universiteti i Hustonit më 2004, për të punuar në CNET, me kushtin që 15 për qind të kohës së vet ta kalojë duke punuar në projektet që i kanë interesuar. Në fund ka krijuar WordPress, në të cilin bazohen një pjesë e madhe e të gjitha faqeve të internetit. Tash punon si shef në kompaninë Automattic.

spot_img

Të fundit

Rusia inkurajon Serbinë për kthimin e forcave serbe në Kosovë

Rusia mirëpret një synim të mundshëm për riparaqitjen e...

Sulmet izraelite vrasin 15 persona në Gazë, thonë autoritetet palestineze

Autoritetet palestineze thanë se 15 persona janë vrarë në...

Kurti me zotim të ri në Bruksel për zbatimin e Marrëveshjes Brukselit dhe Aneksit të Ohrit, arsye milionat nga Plani i Rritjes

Kryeministri Albin Kurti u prit sot në Bruksel nga drejtori i Përgjithshëm për Zgjerim i Bashkimit Europian, Gert Jan Koopman, me të cilin diskutoi,...

Rusia inkurajon Serbinë për kthimin e forcave serbe në Kosovë

Rusia mirëpret një synim të mundshëm për riparaqitjen e një kërkesë të Serbisë për kthimin e forcave serbe në Kosovë, e cila është në...

Kryetari i degës më të madhe të VV-së në Drenas jep dorëheqje bashkë me aktivistë: Lladrovci: Mirë se vjen Baxhë!

Kryetari i një prej degëve më të mëdha të VV-së në Drenas, Naim Qorri, ka njoftuar se ka dhënë dorëheqje nga partia që drejton...