Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Arratiset nga burgu i Lipjanit një shtetas i Malit të Zi

Arratiset nga burgu i Lipjanit një shtetas i Malit të Zi

Një shtetas nga Mali i Zi, të enjten rreth orës 21:14 është arratisur nga Qendra e Paraburgimit në Lipjan.

“Njësitet policore janë në kërkim të të dyshuarit”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës.

“Lipjan / 23.11.2023-21:14.  Raportohet se i dyshuari mashkull shtetas i Malit të Zi ka kryer veprën penale të lartcekur. Njësitë policore janë në kërkim të të dyshuarit. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori. Rasti nën hetime”, thuhet në raport.

/TV Arbëria