Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Politika > PDK propozon themelimin e një komisioni hetimor parlamentar për zjarret në IML dhe për zhdukjen e mostrave të Astrit Deharit

PDK propozon themelimin e një komisioni hetimor parlamentar për zjarret në IML dhe për zhdukjen e mostrave të Astrit Deharit

Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri gjatë seancës së sotme plenare e ka akuzuar pushtetin se sa herë që ka kriza dhe skandale të brendshme tenton ta zhvendos vëmendjen e opinionit nga këto abuzime në kauza globale.

Si kriza të tilla ai ka numëruar rritjen e rasteve kriminale ku Policia e Kosovës pa asnjë mbështetje po përballet më këto akte. Po ashtu, ai ka numëruar edhe skandalin e djegies së Institutit të Mjekësisë Ligjore, ku thuhet se janë djegur edhe mostrat e heroit kombëtar Isa Boletini dhe mustaqet e komandantit legjendar Adem Jashari, si dhe zhdukjen  mostrave të vdekjes së Astrit Deharit.

Në këtë kontekst, sipas Tahirit,  që nga koha kur Lëvizja Vetëvendosje ka ardhur në pushtet, kanë ndodhur një sërë veprimesh që e kanë komprometuar këtë hetim. Humbja e provave të vdekjes së tij si dhe djegia dy e herë Institutit të Mjekësisë Ligjore kanë ngritur dyshime se këto akte mund të jenë të orkestruar nga vet pushteti në mënyrë që mos kuptohet kurrë e vërteta për rrethanat dhe shkaqet e vdekjes së Astrit Deharit.

Aktivisti i Lëvizjes Vetëvendosje, Astrit Deahari kishte vdekur në me 5 nëntor të vitit 2016 deri sa po mbahej në qendrën e paraburgimit në Prizren. Ai po hetohej për dyshimet për një sulm ndaj Kuvendit të Kosovës. Lëvizja Vetëvendosje në vazhdimësi ka deklaruar se ai nuk ka bërë vetëvrasje por ishte vrarë nga pushteti.

Deri më tani janë kryer dy hetime mjekësore lidhur me rrethanat kësaj ngjarje. I Pari ishte raporti i Instituti të Mjekësis Ligjore i cili konstatonte se kemi të bëjmë me një vetëvrasje.

Sipas këtij raporti “Vdekja e Astrit Deharit është rezultat i një asfiksie mekanike përmes obstruksionit të rrugëve respiratore të epërme me një objekt me përbërje të fortë. Mekanizmi i vdekjes mund të shpjegohet si një ndalesë refleksi të punës kardiak mundësisht i ndihmuar me stimulim të peksusit nervor të laringut ose të spazamave laringale”.

Mirëpo, familja nuk ishte pajtuar më këtë konstatim dhe kishte kërkuar një autopsi nga një institut më profesional perëndimor. Ndërkohë, me mbështetjen e Qeverisë së Ramush Harendinajt ky hetim ishte kryer nga një institut në Lozanë të Zvicrës.

Në konkluzionin e tij raporti i këtij Insituti pohonte se “ ashtu siç është thënë në ekspertizën tonë El180001, ne kemi dyshime që lidhen me rrethanat e vdekjes së z.DEHARI Astrit.

Në fakt hipoteza e një vetëvrasjeje e z.DEHARI Astrit përmes mjete të caktuara nga mjekët ligjor duket pak e vërtetë dhe intervenimi i një personi të tretë në proces fatal duhet të kihet parasysh. Analizat e ADN-së të kryera në laboratorët tona kanë mundësuar të vëjnë në dritë një profil të ADN-së mbi mostrën e përshkruar nga ekspertët e Kosovës siç thuhet se përmban pak ose shumë pak ADN. Nga ajo çfarë u tha, ne vlerësojmë se një hetim i ri është i nevojshëm për t’i qartësuar rrethanat e vdekjes së z.DEHARI Astrit. Ekipet tona dhe laboratorët tona janë në dispozicion të hetuesve të ngarkuar me çështjen tjetër”.

Pas pranimit të këtij raporti çështja kishte mbetur që të kryhej edhe një super ekspertizë tjetër. Mirëpo, që nga ajo kohë nuk ka lëvizur asgjë në këtë drejtim.

/TV Arbëria

 

 

 

 

 

 

 

Powered by WordPress